• |
ide | kryesore

Deklarata e nënës së Britney Spears krijon edhe më shumë paqartësi

-Instant, Paparazzi, Slider



Lynne Spears, nëna e yllit të muzikës pop Britney Spears, ka reaguar për herë të parë në lidhje me betejën e kujdestarisë së vajzës së saj – një luftë që e bëri këngëtaren të telefononte në numrin e emergjencës 911 një natë para dëshmisë së saj.

“Kam pasur ndjenja të ndryshme për gjithçka”, u tha Lynne gazetarëve të The New Yorker. “Unë nuk di çfarë të mendoj … është shumë dhimbje, shumë shqetësim.”

Lynne thuhet se “foli me pëshpëritje” ndërsa ishte në telefon me gazetarët dhe “nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të hollësishme në lidhje me çështjen”. Ajo gjithashtu kërkoi falje pasi u tha atyre se mund t’i duhej ta “mbylle telefonin papritmas” nëse një anëtar i familjes hynte në dhomë.

“Jam mirë. Unë jam e mirë në shmangien e gjërave,” shtoi ajo.

Raporti gjithashtu pretendon se Britney telefonoi 911 një natë para deklaratës në gjyq. Spears telefonoi urgjencën për të raportuar veten si një viktimë të abuzimit në kujdestarinë e saj. Të nesërmen, ajo dëshmoi se familja e saj, përkatësisht babai i saj Jamie Spears, duhej të paditej lidhur me kushtet e kujdestarisë së saj. I ati i Britney-t, Jamie, i cili ka pasur kontroll mbi pjesën më të madhe të jetës personale dhe financave të këngëtares gjatë viteve, ka mohuar keqmenaxhimin e karrierës së saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *