• |
ide | kryesore

Pas ndërhyrjes kirurgjikale zbulohet gjëndja shëndetësore e Papa Françeskut

-Instant, Paparazzi, Slider



Ndërhyrja kirurgjikale e Papa Françeskut është realizuar me sukses. Ai ndodhet aktualisht në Poliklinikën Gemelli në Romë ku iu nënshtrua një operacioni të planifikuar për një deformim të zorrës së trashë.
Sipas mediave italiane qëndrimi në spital do të zgjasë “të paktën pesë ditë”.

Është bërë e ditur se Papa Françesku donte të priste për fillimin e korrikut, për të kryer operacionin, një muaj ky në të cilin si çdo vit, ai zvogëlon angazhimet e tij dhe ndërpret seancat dëgjimore.
Roberto Bernabei, mjeku i tij personal menjëherë pas emërimit të tij, në fund të shkurtit të kaluar, u përqendrua në faktin se Papa kishte probleme me zorrën e trashë. Në këtë mënyrë, pas disa muajsh u mor vendimi për të caktuar operacionin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *