• |
ide | kryesore

Stakohet energjia elektrike, zonat që do të mbeten nesër pa drita në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit

Operatori i Shpërndarjes së energjisë elektrike ka njoftuar se ditën e nesërme në disa zona në Tiranë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.


Sipas OSHEE ndërprerja do të bëhet në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave.


Ndërsa nga ora 09:00-15:00 në rrugën “Taulantia”, rrugën “Kole Popa” dhe një pjesë në zonën e ish-Tregut Elektrik , një pjesë e pallateve pranë Ministrisë së Jashtme, po ashtu në bulevardin “Zhan Dark” dhe në rrugën “Kamëz-Valias, Kasall do të ketë stakim të energjisë.

Gjithashtu edhe në rrugën “Agon” dhe në rrugën “Ention Frroku” do të ndërpritet energjia nga ora 10:00 deri në 16:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu