• |
ide | kryesore

Pas 17 vitesh, ndërpritet transmetimi i ” X Factor”

-Instant, Paparazzi, Slider



Mediat e huaja kanë raportuar se pas 17 vitesh, spektakli “X Factor” do të ndërpresë transmetimin.

Sipas tyre, Simon Cowell do të ndërpresë shfaqjen e talenteve vetëm për pesë vjet. Gjithashtu një burim pranë tij ka deklaruar se Cowell mendon se spektali është bërë i mërzitshëm dhe tani  është e pamundur të kthehet ndonjëherë ky format. “Globalisht, është ende një fenomen dhe rritet në miliona çdo vit. Por në Mbretërinë e Bashkuar, nuk ka dyshim se është bërë pak bajat. Simon mbetet në krye të lojës së tij dhe di të bëjë spektakël. Ai zotëron të drejtat për shfaqjen dhe jo e kanali ITV . Është e qartë se gjëja e fundit që ai dëshiron është që ‘X Factor’ të kthehet në një shaka vecanërisht në kontrast me shfaqjen dhe shkëlqimin e saj”, u shpreh  burimi për “The Sun”.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *