• |
ide | kryesore

Rikthehet në ekran “X Factor”

Paparazzi, Slider
Rikthehet



Spektakli i muzikës “X Factor” rikthehet së shpejti.

Kështu ka bërë të ditur moderatorja e këtij programi, Alketa Vejsiu, me anë të një postimi në Instagram.

Ajo së bashku me Vera Grabockën qëndrojnë edhe këtë herë prapa këtij show, përmes të cilit do të kenë mundësi shumë të rinj të shpalosin talentin e tyre.

“Jemi shumë të lumtur që sjellim në ekran pas disa vitesh mungesë këtë platformë të jashtëzakonshme, që do të zbulojë talentet e reja në muzikë! Pas shumë vitesh mungesë në ekranet shqiptare të programeve ‘talent show, po ju presim kudo ndodheni, që t’ju zbulojmë juve, super star-ët e rinj të muzikës dhe skenës shqiptare,”-shkruan Alketa.

Ajo vijon: “X Factor” është një produksion gjigant, një shkollë e vërtetë e muzikës dhe e televizionit. Talentet trajtohen në mënyrën më spektakolare dhe performojnë në finalet e ‘live show’ pranë idhujve të tyre, njerëz të afirmuar të skenës (referuar jurisë). “X Factor” është muzikë, gëzim, show, emocion, garë, energji, mundësi për të transformuar jetën përgjithmonë, garanci suksesi për karrierën tënde artistike; është ëndrra që bëhet realitet, “arratisje” nga jeta e zakonshme dhe integrim i menjëhershëm në jetën artistike! Kushdo që ka një ëndërr dhe do që bota ta njohë, e presim të vijë në audicionet e produksionit në shkollat e muzikës, në qytetet përkatëse.

Alketa ndau dhe përvojën e saj dhe emocionet e edicionit të parë, i cili nisi në vitin 2012: “Para 10 vitesh, që të sillja edicionin e parë të “X Factor” në Shqipëri, ishte një sfidë për mua personalisht. Pas, kisha forcën e @veragrabocka, me të cilën punoj dhe kam ndarë ëndrrat e një jete prej 24 vitesh.”

Moderatorja tha se përtej argëtimit, formati ka një mision: T’u japë talenteve habitatin për të shpërthyer, emocionuar dhe frymëzuar publikun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *