• |
ide | kryesore

Wizz Air sjell avionin e gjashtë në TIA/ Kastrati zbulon detajet e bashkëpunimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Wizz Air, linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Europë, njoftoi sot vendosjen e avionit të 6-të në bazën e saj në Tiranë. Avioni i ri do t’i bashkohet flotës së Wizz Air me bazë në Tirana International Airport (TIA), duke mundësuar fillimin e fluturimeve direkte nga TIA drejt Liverpulit (Mbretëria e Bashkuar), Madridit (Spanjë), Billundit (Danimarkë) dhe Oslo Sandefjord Torp (Norvegji), si edhe shtimin e frekuencave të destinacioneve ekzistuese të linjës ajrore: Ankona, Verona, Luton, Bruksel, Paris, Berlin, Hamburg, Memingem.

Flota e Wizz Air me 6 avionë dhe me 4 destinacione shtesë duke filluar nga muaji Dhjetor 2021 do të vazhdojë të operojë me tarifa të ulëta që lidhin Shqipërinë me pjesën tjetër të Europës. Wizz Air e lidh tashmë Tiranën me 34 destinacione të Europës.

“Vendosja e avionit të 6-të të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe njoftimi për fillimin nga TIA të katër destinacioneve të reja në të gjithë Europën, për ne do të thotë besim, siguri dhe shërbim i mirë i ofruar nga aeroporti për Wizz Air, dhe jo vetëm. Ne kemi plane të mëdha për këtë aeroport përsa i përket shtrirjes, shërbimeve të reja dhe linjave ajrore të reja. Shqiptarët meritojnë lirinë e lëvizjes dhe mundësi zgjedhjeje për të udhëtuar. Ky është qëllimi ynë dhe do të mbetet gjithmonë i tillë” – u shpreh Z. Shefqet Kastrati, President i Kastrati Group.

Robert Carey, President i Wizz Air Group tha: “Kam kënaqësinë të njoftoj zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të Wizz Air në Shqipëri duke shtuar avionin e gjashtë në bazën tonë në Tiranë. Me këtë njoftim ne po shtojmë katër destinacione të reja emocionuese nga Tirana drejt Liverpulit në Mbretërinë e Bashkuar, Madridit në Spanjë, Billundit në Danimarkë dhe Oslo Sandefjord Torp në Norvegji. Ne jemi të bindur se tarifat ultra të ulëta të Wizz Air dhe rrjeti i shkëlqyeshëm i destinacioneve do ta bëjnë udhëtimin të përballueshëm edhe për më shumë pasagjerë. Avionët tanë modernë, si dhe masat tona të shtuara mbrojtëse, do të sigurojnë kushtet më të mira të mundshme shëndetësore për udhëtarët ndërsa operojmë me gjurmën më të ulët mjedisore. Ne mezi presim të mirëpresim udhëtarët në bord me një shërbim të shkëlqyeshëm.”

Wizz Air njoftoi hapjen e bazës së saj në Tiranë në vitin 2020, duke vendosur 3 avionë, dhe më 11 Mars 2021 solli avionin e katërt dhe më pas avionin e pestë, edhe pse në kushte kufizuese të udhëtimeve për shkak të pandemisë. Historia e Wizz Air në Shqipëri daton para katër viteve ku fluturimi i parë u ul në Prill të vitit 2017 nga Budapesti.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po arrin një numër të madh pasagjerësh dhe rritja po vazhdon edhe në kohët e vështira të pandemisë. Nga Janari 2021 deri në Korrik 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës është 1,177,963 dhe numri i Lëvizjes së Trafikut Ajror (ATM) është 5,779. Në korrik, numri i pasagjerëve arriti numrin më të lartë në krahasim me vitin 2019, një vit para kufizimeve të udhëtimit për shkak të COVID-19, duke shënuar 422,483 pasagjerë në TIA, ose një rritje prej 10 përqind më shumë në krahasim me muajin Korrik 2019.



12 Comments

    1. Nuk ka nevoje te paguash askend. Trafiku ajror i Shqiperise ne dore te Cet Kastratit…Kur te mundesh na spjego strategjine dhe investimet e reja te Kastratit..He Vlla, po mos u sforco shume se na duhesh per te na gajasur me llogje te tjera

      1. o Sufllaqja e Shefqetit po vetem te degjoje si mezi artikulonte 2 fjale ne interviste dhe kulmi arriti kur po vinte firmen ju deshen disa momente te kuptonte se ku e kishte emrin dmth as te lexoje emrin e vet nuk di, po ska gje kur kemi kryeminister drogaxhi, me kartele mjekesore te cmenduri ja ka publikuar mero Baze, mesues vizatimi pa shkolle te larte (ka mbaruar institutin 3 vjecar te vizatimit) , kryetar Bashkie te Tiranes kopili i Atmadinexhadit, mashtrues ordiner pa shkolle te larte atehere Shefqeti duke pasur parasysh qe ka qene nje shofer drush , malok qe ne ate kohen e Xhaxhit padyshim qe eshte shume “OK” krahasuar me keta kermat qe pastrojne leket e vjedhura nepermjet kompanive te KASTRATIT.

        1. Sipas statistikave Kastrati ka marre 58% te tenderave shteterore nga PD, 5% nga LSI , dhe 37% nga PS. Pra ‘ lugen ‘ ketij shoferit te druve ja paska mbushur me shume Saliu se sa ky kryeministri drogaxhi .

          1. O sufllaqja e mëngjesit e zëmë se statistikat e pidhit të Anetes janë ashtu siç thua po EDroga I ka dhënë KONCESIONE PPP që po na marrin frymën se në kohë të malokut vari karin vetëm tendera karburanti ka marrë tani ai ka rrugën e kombit, 2 aeroportet, gratacielat me të mëdha në Tiranë, sheratonin

          2. Llogariti si vlere jo si numer tenderash se mund te qelloje qe jane tendera per siguracion makinash me vlera minimale.

          3. Hahaha ca finokesh jane keto te mengjesit, flasin me perqindje tenderash. Ne vlere ablsolute, vetem koncensioni (vjedhja) e lekeve hapur te trau i rruges se kombit, dhe aeroporti nene tereza eshte nja 100 fish me shume se ai 58% i furnizimit me karburant te institucioneve shteterore. Se spo i permend, Sheratonin, kullat ne mes Tiranes e Durres.

      2. Te jesh biznesmen nuk eshte asgje e keqe, sa eshte ceshtje origjine dhe morali, te cilat ky si individ nuk i ka pasur kurre. Per te dyja keto pyesni Shyq Durakun te kompanise Eurodrin, i cili e ndihmoi te hante buke dhe ky si bukeshkale i beri ate qe i beri….., e dine ata qe i njohin mire te dy, pastaj flasim. “qeti kastrati” mund te jete shofer, kapterr e gjithshka por per biznesmen duhet pare me kujdes. Qeti ka lujt me gjithshka, dhe si per natyre eshte njesoj si shtatkaresia e tij E-droga…… mos na cani mener trapin se ky vetem biznesmen nuk mund te jete dhe ska per te qene kurre. Duroni dhe do shikoni………

  1. asnjeri nuk flet per WizzAir qe eshte nje kompani tipike mashtruese qe zhvat pasagjeret me lloj lloj skemash…
    mos perdorni asnje linje te tipit WizzAir pasi mund tiu duket me lire por si perfundim do hani derrin…

  2. Shqiperia eshte katandisur me keq se dhe nje vend afrikan ku Kastrati, Gjici e te tjeret paraqiten si model suksesi, kur ne te vertete mbahen me oksigjen vetem nga tenderat dhe PPP abuzive te qeverive

  3. O zot i madh cfare niveli. Per te ardhur keq. Shume e dhimbshme kur e di por te konfermohet edhe nga video se cili eshte niveli. Ky zoteria injorant nuk di te artikuloje nje fjali qe te kete sens nga fillimi ne fund. Po perse eshte i suksesshem ne biznes? Sepse drejtori i doganave mer urdhera nga ai, se ministria e energjitikes merr urdhra po nga ai. Kkrt nuk ka asnje leje ndertimi te publikuar e ai nderton tek sheratoni kulla pa fund. Praktikisht brenda liqenit? Kush flet? Kush denoncon? E sigurt jo kjo gazete apo kushdo qe eshte paguar nga marketingu qe te publikoje keto kronika te trishtueshme.
    Shqiperi te kam dh… nuk te kuptova asnjehere thoshte idhulli i KM .

    1. Nese ju mendoni se ky Kastrati eshte vetrtet ‘ biznesmeni’ qe dretjon kompanine e tij, gaboheni rende. Fakti qe ky person merr tendera me cdo qeveri , nuk e ben ate te sukseshem , por e ben ate te perdorshem. Ai eshte thjesht nje kopertine per nje aktivitet qe kontrollohet krejtesisht nga nje INSTITUION SHETEROR SHQIPTAR . Natyrisht ka dhe ai pjesen e tij. por ajo kompani eshte realisht e SHTETIT SHQIPTAR .
      Shqiperia eshte nje kopje e shemtuar kapitalizmit Rus ku kompanite kryesore dhe te rendesishme per sigurine dhe interesin e vendit , jane ne dukje ne duart e disa ‘ oligarkeve’ , por realisht pronari i tyre eshte shteti Rus ( KGB) . Kastrati nuk ka asgje ndryshe nga Vehbi Alimuca, apo Thaci , apo ajo komapnia sheterore qe shiste arme ne afrike.
      Ne tere kete histori , une nuk shoh asgje te keqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *