• |
ide | kryesore

Video/ Champions: Uzuni kërkoi penalltinë dhe e humbi, Ferencvaros në lojë vetëm falë Boli

-Instant, F1, Sport, Video



Benfica arrin të fitojë ndeshjen e parë të playoff të Champions League kundër Psv: portugezët ia dalin të imponohen në të parin nga dy ndeshjet e mëdha, duke fituar 2-1 në da Luz falë golave të Silva (10′) e Ëeigl (42′). Vlen për të shpresuar goli i Gakpo (51′) për hollandezët, për ndeshjen e kthimit. Arritje e madhe e Young Boys që, në inferioritet numerik nga minuta e 25′, fitojnë 3-2 në shtëpi kundër Ferencvaros. Sukses i brendshëm edhe për Malmoe: 2-0 në Suedi ndaj Ludogorets.

Myrto Uzuni këtë herë bëhet protagonist negativ për Ferencvaros, që gjithësesi mbetet në lojë për kualifikim, duke patur vetëm një gol për të rikuperuar në kthim. Në minutën e 27, sulmuesi kuqezi i kombëtares kërkoi që ta ekzekutonte ai penalltinë, edhe pse në fushë ishte Kharatin, lojtari që i godet te Ferencvarosh. Ai pranoi tia linte Uzunit që gjeti traversën, kur rezultati ishte 1-1. Topin e kthyer, Pereira e dërgoi në rrjetë, por u sinjalizua për pozicion të parregullt pasi kishte hyrë në zonë në momentin e goditjes së Uzunit.

CHAMPIONS LEAGUE – QUALIFICATION

Benfica 2 – 1 PSV Eindhoven
Malmoe FF 2 – 0 Ludogorets Razgrad
Young Boys 3 – 2 Ferencvaros

EUROPA LEAGUE – QUALIFICATION

Celtic 2 – 0 AZ Alkmaar



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *