• |
ide | kryesore

I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke, procedohet 46-vjeçari me probleme mendore

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 46-vjeçar nga Kavaja po procedohet penalisht pasi dogji një me zjarr një sipërfaqe toke, zjarri përfshiu më pas edhe një sipërfaqe tjetër dhe një banesë të pabanueshme.

Mësohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

“Dogji me zjarr një sipërfaqe toke, zjarri përfshiu më pas edhe një sipërfaqe tjetër dhe një banesë të pabanueshme, procedohet penalisht autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit Dh. Ç., 46 vjeç, (dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor) pasi në fshatin Synej Kavajë, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe tokë, ku zjarri është përhapur dhe ka djegur një banesë të vjetër (e pabanuar), në pronësi të shtetasit I. M., disa rrënjë ullinjë në pronësi të shtetasit B. M., dhe një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit R. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *