• |
ide | kryesore

U detyrua të lë vendin, gazetari afgan shprehet i keqardhur: Masakër e ëndrrave dhe aspiratave të mia

-Instant, Planet, Të fundit



Mjaftojnë tre rreshta  për të përmbledhur atë që po ndodh sot në Afganistan. Gazetari i pavarur, Bilal Sarwary ka zgjedhur shumë shkurt të përshkruajë të dielën e 22 gushtit të cilën do e mbajë mend gjatë si një ditë që po i ndryshon jetën.

Për Sarwaryn, 22 gushti i 2021 do të jetë ditë tragjike në jetën e tij pasi po largohet nga Kabuli dhe Afganistani i tij.

Kishte zgjedhur të bënte gazetarin e pavarur, por duket se me talebanët nuk ka të pavarur. Për Sarwaryn ëndrrat dhe aspiratat i janë shkatërruar teksa i detyruar ka zgjedhur të largohet nga vendi, për një të ardhme që nuk e di ku dhe si do të përplasë.

“E diel 22 gusht 2021: Dita kur largohem nga vendi im, qyteti im, Kabuli im. Një masakër e ëndrrave dhe aspiratave të mia. Një ditë tragjike në jetën time”, shkruan gazetari afgan në Twitter.

https://twitter.com/bsarwary/status/1429439609050652678



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *