• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në Lezhë, pamje nga momenti kur automjeti futet në parakalim dhe makina ‘fluturon’ (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë në të cilin ka humbur jetën 1 person dhe është plagosur një tjetër është shënuar pasditen e kësaj të shtune në aksin e vjetër Lezhë-Milot, në fshatin Manati, Lezhë. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket automjeti, i drejtuar nga Paulin Gjomarkaj, që futet në parakalim, por më pas humbet kontrollin nga shpejtësia duke u përplasur me murin e një banese në fshatin Manati dhe fluturuar në ajër për disa metra.

Drejtuesi i mjetit Gjomarkaj, 38-vjeç, ka ndërruar jetë ne vend, ndërkohë që i plagosur ka mbetur pasagjeri Nikolli Gjini, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.



5 Comments

  1. ta shohin shpellaret qe i japin makines shpejt dhe nuk marrin parasysh edhe gabimet e te tjereve
    te vene mend!

    1. Realisht, ti shoferi i vjetër, e meriton një të rrafme vënçe që të mos dish ta dallosh bythën me kokën. Për fat të keq je pa emër.

  2. Po mire, a perdorin sinjalet keta lloj derrash qe ecin me makina?nga pamjet e videos ai qe u perplas me murin duket qe ka nje shpejtesi te tmerrshme mbi 120km/h ne ate rruge qe nuk lejohet me shume se 70km/h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *