• |
ide | kryesore

Tifozët e Chelsea i heqin ”zyrtarizimin” profilit në Twitter të Seviljes: i gjithë ‘faji’ është i Koundé!

-Instant, Sport

Histori të një bote virtuale. Sevilla ka humbur statusin e profilit të tyre të verifikuar pasi tifozë të ndryshëm të Chelsea filluan ta sulmonin atë për shkak të refuzimit të klubit andaluzian për të lënë Jules Koundé të largohej me një çmim të përballueshëm.


Është vërtetë shumë interesante ajo çfarë ndodhi me klubin spanjoll në këto orë. Klubi andaluzian humbi logon e profilit të tij të verifikuar në Twitter, pas një orteku ankesash në lidhje me profilin nga tifozët e Chelsea. Tifozët e Blues, të zemëruar nga refuzimi i ekipit andaluzian për të shitur Jules Koundé me një çmim të mirëkuptueshëm, vendosën të denoncojnë masivisht llogarinë e klubit.


Rezultati, disa orë më vonë, ishte se Twitter tërhoqi vulën blu të llogarisë së verifikuar paraprakisht, ndërsa ka filluar të hetojë cfarë ndodhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu