• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo zbarkon në Manchester, e pret Fletcher: rinis historia me United

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar vetëm disa ditë pasi përfundoi transferimin e tij të befasueshëm nga Juventus te Manchester United. Super-ylli portugez zbarkoi në aeroportin e Mançesterit të enjten në mbrëmje, të njëjtën natë që u konfirmua se ai do të veshë përsëri fanellën ikonike me numrin 7, që kishte mbajtur gjatë kohës së tij të parë në Old Trafford. Ai u prit, me të mbërritur, në një terminal privat nga Darren Fletcher, ish-shoku i tij i skuadrës dhe drejtori teknik i klubit.

Me kartonin e verdhë të marrë kundër Irlandës, pas golit të dytë të shënuar në minutën e 6 shtesë, Ronaldo u skualifikua për ndeshjen e Portugalisë kundër Azerbajxhanit të Gianni De Biasi të martën e ardhshme dhe Fernando Santos e lejoi atë të linte grumbullimin e kombëtares më herët për t’u kthyer në Manchester dhe për të marrë pjesë në aventurën e re.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *