• |
ide | kryesore

Homazhe në Memorialin e Azem Hajdarit, Basha: Vepra dhe sakrifica e tij, model frymëzimi

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe drejtuesit demokratë kanë kujtuar sot ish-deputetin Azem Hajdari, në 23 vjetorin e vrasjes së tij. Demokratët, në shenjë nderimi ndaj figurës së Hajdarit, kanë kryer homazhe në Memorialin e liderit të ‘Lëvizjes Studentore’, ndërsa kanë vendosur edhe kurora me lule.

Përmes një mesazhi, lideri demokrat theksoi se sot kujtohet njeriu që ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve anembanë vendit për liri dhe demokraci. Mes të tjerash Basha tha se vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit.

“Sot, si çdo 12 shtator, përkujtojmë liderin e Lëvizjes Studentore, njeriun që ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve anembanë vendit për liri dhe demokraci, të paharrueshmin Azem Hajdari dhe mikun e bashkëluftëtarin e tij, Besim Çera.
Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit, për të luftuar me vendosmërinë e heroit të demokracisë dhe për të çuar deri në fund idealin e Shqipërisë si gjithë Europa.
Mirënjohja dhe krenaria për Azem Hajdarin na bashkon, sidomos kur fatet e demokracisë janë të pasigurta dhe perspektiva europiane e Shqipërisë kërcënohet nga regjimi i pakicës së korrupsionit dhe krimit.

Si demokratë ne mbajmë në zemrat tona kujtimin më të mirë për tribunin e pavdekshëm, që sot e përgjithmonë na nxit të qëndrojmë dhe të luftojmë të bashkuar deri në triumfin e lirisë dhe demokracisë.
I paharruar kujtimi i tij!”, u shpreh Basha.

 



11 Comments

  1. George Soros shpjegon në mënyrë tepër eksplicite se ka arritur një marrëveshje me Berishën nga ku dallohet se KOP-i i famshëm në fakt ishte instrumenti i injektimit në PD të njerëzve të tij.

    Me sa duket, Berisha i vitit 2005 ka qenë tepër i qartë se pozicioni i tij në raport me SHBA-në kishte ndryshuar dhe se për të mbajtur veten në lojë, në kohë paqeje në Ballkan, i duhej të negocionte dhe të lidhte aleancë me vet Sorosin.

    Pikërisht ashtu bëri Berisha, lidhi aleancë me Sorosin për të mundur Nanon në 2005-ën.

  2. Për sa kohë PTSH (Partia Talebane e Shqiperise) ka burim frymëzimi Saliun dhe Hajdarin e Tropojës,PS(Partia Siçiliste) e Edvin Velisë do vazhdojë dhe nja 12 vjet të tjera në pushtet.

  3. Shyqyr qe nuk eshte Azem Hajdari se do te perdredhte qafen,malukat njeri !!!
    Te pabeset,te paburrat dhe te kapurit i kishte shume problem Ai !

    1. Ke te drejte, sepse vete ishte i kapur nga krimi me droge dhe kontrabande. Nuk kam njohur njeri me d-3-4-5 fytyra se Hajdari dhe familja e tij e baxhellave. Tamam tropojan

    2. E vertete qe i kishte problem te pabeset,madje njeri prej tyre,i pabesi Sali Berisha e vrau,ashtu siç vrau dhe degradoi te gjithe themeluesit e PDse,tamam si babai i vet shpirteror Enver Hoxha…

  4. Azemi ishte i vetmi njeri që i doli komunistëve ballë për ballë dhe ja plasi ne fytyrë se çfar degjeneratash ishin. Djale trim!! I vetmi!

    As Berisha nuk ishte në nivelin e tij. I paharruar qofte kujtimi i tij!

  5. Ky kepucari ish spiun sigurimi mund te jete objekt frymezimi per perdhunime, kontrabande dhe halabakeri por asgje tjeter. Vrasja e tij po perdoret thjesht per hipokrizi se askujt nuk ja ndjen per te

  6. Studenti juridikut nga Tropoja qe u be antikomunist!!!!

    Kush e ka jetu ate regjim e di se sa e hapnin gojen konviktoret dhe se kujt i dilte shkolla per juridik, per gjuhe te huaja…… Ne ’96 Saliu e deklaroi haptas, Azemi eshte spiun i sigurimit.
    Po si gjithmone ne AL, antivlerat kthen ne vlera.
    Tani del ky kllufi pa asnje te kaluar ne PD dhe me dosje te rruga Elbasanit dhe bo sikur i vje keq per Azemin.

  7. maloket vrasin njeri tjetrin dhe pastaj i bejne homazhe te vdekurit hahahah Azem Hajdari qe nje halabak katunar o Malok Vucidoli dhe ti e zhduke per pune parash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *