• |
ide | kryesore

Basha: Demokracia shqiptare ka vdekur, ekzekutori është Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në foltoren e Kuvendit fjalën e ka marrë kryedemokrati Lulzim Basha, pas ardhjes së kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se demokracia shqiptare nuk është në krizë, por ajo sipas tij ka vdekur.

Basha u shpreh se demokracia shqiptare është vrarë dhe se ekzekutori, sipas tij, është kryeministri Edi Rama. Më tej, lideri i demokratëve është duke bërë një analizë të qeverisë, që e cilësoi si një “kufomë” ndërsa shtoi se dështimet do t’i radhisë në bazë të raporteve të partnerëve ndërkombëtarë.

“Demokracia shqiptare nuk është krizë, ajo ka vdekur. Ka vdekur në shtyllat e saj kryesore. Në themelin e saj janë zgjedhjet e lira. Demokracia shqiptare është vrarë. Gishti mund të drejtohet tek shumë prej nesh në këtë sallë, apo tek ata që. Ekzekutori i vetëm është Rama. Këto janë pasoja tragjike të një keq qeverisjeje. Ky njeri nuk do të ishte sot këtu duke treguar përralla për atë që nuk ka bërë dhe atë që nuk do të bëjë në të ardhmen, por do të ishte duke u marrë me avokatët e tij mbrojtës, për atë që i ka bërë vendit bashkë me ortakët e tij.

Ai që qëndron ulur këtu mbrapa po thotë që Shqipëria po ecën kryelartë falë veprave të lavdishme dhe unitetit të parti-popullit. Më lejoni ti bëj autopsinë kufomës së kësaj qeverie, me bisturitë e partnerëve.”

“Basha liston raporte të Bankës Botërore për nivelin e varfërisë në Shqipëri, Eurostatit, sipas të cilit Shqipëria është vendi i fundit në Evropë për të ardhurat për frymë, DASH për korrupsionin, Doing Business etj.

“Fillojmë me Bankën Botërore, sipas të cilës Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në Ballkan. Gati gjysma e bashkëqytetarëve tanë jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë.
Vazhdojmë me Eurostatin, sipas të cilit Shqipëria është vendi i fundit në Europë për të ardhurat për frymë. Përsëri Eurostati, shqiptarët kanë pagën minimale më të ulët dhe konsumin individual më të vogël për frymë në Europë. Nga Eurostati vijnë edhe shifrat për eksodin masiv të shqiptarëve, sipas të cilave ke konkuruar me Asadin e Sirisë për azilkërkuesit që janë shfaqur dyerve të Europës gjatë keqqeverisjes tënde.

Ky është realiteti. Në vend që të ulni kokën e të kërkoni ndjesë keni pacipësinë të mburreni. Sëpaku këtë t’jua kishit kursyer shqiptarëve: mburrjet dhe vetëlavdërimet mbi varfërinë, që janë për njerëzit e thjeshtë njësoj si tju rrotullosh thikën në plagën e hapur. Korrupsioni është një tjetër thagmë e juaja. Nga Departamenti Amerikan i Shtetit Shqipëria cilësohet si vendi më i korruptuar i Ballkanit, ndërsa Transparency International e konsideron korrupsionin në nivelin e kapjes së shtetit.

Banka Botërore dhe Banka Europiane Për Rindërtim dhe Zhvillim të rendisin të dytin në botë, pas Zambias për nivelin e ryshfetit, me shifra 3 herë më të larta se ato të 2013-ës. Sigurisht këto ndikojnë te klima e biznesit, për të cilën Shqipëria renditet e fundit në Europë në raportin më të rëndësishëm Doing Business! Je në listën ‘gri’ të Moneyval për pastrimin e parave, e sapo e zbrite edhe 28 vende, sigurisht parave të krimit dhe korrupsionit. Për OKB-në je prodhuesi kryesor i hashashit në Europë, si të vetmin produkt me të cilin njihet qeverisja jote, ndërsa fermerët shqiptarë që punojnë ndershmërisht tokën i ke lënë pa mbështetje, me subvencionet direkte më të ulëta në rajon. Edhe aty ku jepen me pikatore, jepen kryesisht për korrupsion dhe për të blerë vota.

Sipas UNESCO-s je një nga vendet me financimet më të ulëta për arsimin, vetëm 2.3% e PBB-së, më i ulëti në 20 vjet! Shqipëria renditet e fundit në Europë sa u takon shpenzimeve për shëndetësinë, gjithmonë sipas Eurostat.
Ndërsa Banka Botërore thekson se e ke renditur Shqipërinë në krah të vendeve afrikane për numrin e mjekëve për banorë dhe se qytetarët kanë pagesa maksimale nga xhepi, duke hedhur në koshin e plehrave gënjeshtrën e shëndetësisë falas. Dhe kur pandemia trokiti në derë, qytetarët hynë në borxhe për të shpëtuar jetët e tyre për shkak të një pushteti që dha mbështetjen më të ulët ekonomike në Europë. Këtë nuk e them unë, por Fondi Monetar Ndërkombëtar. Borxhi publik ka dalë nga binarët, duke kërcënuar të ardhmen e brezave. E gjete në 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Erdhe në pushtet duke bërtitur e duke cituar Luigj Gurakuqin “a ka ma keq se me la borxh me borxh”. Premtove se do ta ulje borxhin dhe e çove mbi 80%, më të lartin në rajon.”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *