• |
ide | kryesore

Programi i qeverisë, Basha: Vijimi i plaçkitjes së vendit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se ajo që maxhoranca prezantoi një ditë më parë nuk mund të quhet program. Basha u shpreh nga foltorja e Kuvendit se i vetmi program që ka PS është vijimi i plaçkitjes duke shtuar se zgjidhjet për problemet e Shqipërisë nuk mund të vijnë prej saj.

Basha tha se PD do të luftojë me çdo mjet që angazhimet e saj të bëhen realitet ndërsa theksoi se vendi sot ndodhet në një udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes.

“Shqipëria renditet e fundit në Europë sa i takon shpenzimeve për shëndetësinë. Banka Botërore thotë se e ke renditur Shqipërinë krah vendeve më të varfra europiane për numrin e mjekëve për banorë. Kur pandemia trokiti në derë qytetarët hynë në borxhe për të shpëtuar jetën e tyre për shkak të qeverisë tënde që i dha mbështetjen më të ulët, Borxhi publik ka dalë nga binarët.

Ne do të luftojmë me çdo mjet dhe me çdo formë që angazhimet tona të bëhen realitet. Distanca që ekziston mes vënies në jetë të këtij programi dhe vazhdimit të një modeli që ka rezultuar shkatërrimtar për interesin publik. Vendi ndodhet sot në një udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes. Për ne zgjedhja do të jetë vetëm ajo që është e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, Njeriu i mashtrimeve në këto 30 vite, i legalizimeve me pagesë dhe prishjeve selektive, dhe shëndetësisë që kolapsoi, zgrapje dhe vjedhje të vazhdueshme, uljes së çmimit të naftës që u kthye në naftën më të shtrenjtë në Europë.

Problemet e Shqipërisë janë të rënda, serioze dhe zgjidhjet serioze nuk vijnë nga 40 faqe llomoti që kanë paturpësinë ta quajnë program. Ajo që ka qenë e qartë është se i vetmi program që keni është vijimi i plaçkitjes. Është fakt që ndërkohë që jetët e humbura shtoheshin, ti bëje tendera sekretë”, u shpreh Basha.

Basha komentoi edhe qëndrimin e Ramës për nismën “Ballkani i Hapur”, duke shtuar se po fuqizohet Vuçiç dhe po nëpërkëmbet Kosova.

“Pas çdo resme që Vuçiç bën me ty maskohet ambicia e tij për të kontrolluar. Reagimi yt ndaj kësaj sjellje janë sulmet ndaj liderëve të Kosovës që refuzojnë diçka të tillë. Bashkëpunimi rajonal nuk mund të nisë nga Beogradi por nga Mitrovica. Shqipëria ke vetëm një detyrë, të mbështesë Kosovën sepse për Shqipërinë nuk mund të jetë e mirë ajo që nuk është e mirë për Kosovën”, tha Basha



2 Comments

  1. “vetem nje urdher presim”.

    “Presim prej teje që ta na thërrasësh jo te Partia Demokratike, se dihet kush është tani kryetar i PD, po para Kryeministrisë që ta rrëzojmë Edi Ramën.

    Nëse nuk rrëzohet paqësisht, jemi gati që t’i përgjigjemi thirrjes që i ke bërë gjyshit dhe babait tim, o burra të kapim armët!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *