• |
ide | kryesore

Haradinaj pyet Albin Kurtin: A jeni takuar në Greqi me rusët e “Gazprom”?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka pyetur nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar përfaqësuesit e Gazpromit rus.

“Po iu pyes Kryeministër Kurti: “Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!? Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Gjatë një konference për medie, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi se kanë nevojë për më shumë informata për të qenë më të sigurt për ndërtimin e infrastrukturës së gazsjellësit, teksa shton se MCC ka afate strikte kohore zbatimin e programit të kompaktit.

Rizvanolli tha se janë në bashkëpunim me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për të vendosur për shfrytëzimin e kompaktin për investime me risk më të ulët.



4 Comments

  1. "Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet"-Albin Kurti(30/09/2021) thotë:

    O Sharlatan, ik se ia ke humbur vleren asaj lufte qe keni bere si familje. TI s’je per politike,se po te ishe do te votonte populli. NE zgjedhjet e tjera as s’do kalosh pragun elektoral.

  2. ik mor i njorant, se vetem per pushtet ia fale malit te zi 8000 hektare troje shqiptare, dhe vetem per pushtet i more serbet ne qeveri , vetyem per pushtet bere qeveri me 80 zevendes ministra ,

  3. Komandant jo kështu. Nuk mund të bësh deklarata të tilla!!!!Kam mendimin që as ka ndodh e as ka për të ndodhur kushdo të jetë kryeministër. Nuk do të thotë gjë që po e shonë me vëmëndje projektin amerikan. Për të firmosur duhet dhe nga ana formale të lexohet për atë që do firmoset. Është gjëja më elementare.

  4. Si nuk u bone niri kurr. As haber nuk ke n’politikë. T’jem si ti blej ose e marr me miq nji lokal e baj stallë derrash. Megjithse çka po të duhet. Ke fitu boll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *