• |
ide | kryesore

Si po degjeneron sherri mes berishistëve dhe zyrtarëve të PD

-Instant, Arkiva, Kryesore



Nuk kishte dyshim se akti i shpalljes non grata të Sali Berishës kishte vetëm nje qellim: përçarjen dhe degradimin e PD. Dhe fakti që Lulzim Basha u bë pjesë e kësaj skeme, vetëm sa e ka përshpejtuar atë.

Emrat/ Deputetët demokratë që Berisha i mori Bashës

Shenjat e para po duken në banalitetin e sulmeve dhe në goditjet personale që mbështetësit e Bashës dhe Berishës po i japin njëri tjetrit.

Kulmi arriti me përplasjen e dy deputetëve të Korçës, Spaho dhe Salianji.
Deputeti demokrat, Edmond Spaho, kritikoi dy ditë më parë kryedemokratin Lulzim Basha, në një postim në “Facebook” ku tha se “Partia Demokratike është në gjendje shumë kritike pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe zhvillimeve të mëvonshme”.

Në postimin e tij, Spaho theksoi se do të bashkohet në foltoret e ish-kryeministrit Sali Berisha: “Bunkerizimi i partisë është sëmundja më e rëndë që na ka zënë” tha ai. Por menjëherë ndaj tij rindezi rivalitetet e vjetra, Ervin Salianji, duke i kthyer sulmet në personale.
“Çfarë do më shumë nga PD Mondi? Ka qenë deputet, nënkryetar Parlamenti, kryetar i Grupit Parlamentar, President i Federatës së Futbollit. Po përgjegjësi nëse ka Basha, a nuk ka edhe ky? Ka qenë drejtues politik në 2017, në qarkun me rezultatin më të dobët të PD-së. Këta nuk kanë folur një herë të vetme, tani u bë i keq Basha për interesa të këtyre” shtroi pyetjen ai në Abc news.

Dhe nga diskutimi a duhet hapur partia, a ka të drejtë Berisha apo Basha, konflikti degjeneroi në sherre personale. Spaho e etiketoi kolegun e tij si “mitralozin e partisë” dhe aludoi se Salianji e bën këtë me shpresën se mos pushteti e ndihmon pas dënimit ne gjykatē  me dosjen Babale. “Ty ta kuptoj hallin që ke dhe pse mitralon. Kushedi të ndihmon krahu tjetër dhe të zgjidhet halli…Edhe nje këshillë të fundit për Mitrolozin. Mund t’i vlejë edhe mitralierëve. Kujdes me fjalët sepse nuk janë si qentë që iu fërshëllen dhe i kthen prapa. Mos shaj në telefon, sepse që kur ndodhi ajo historia me Babalen të gjithë kanë filluar t’i rregjistrojnë bisedat. Besoj më kupton ku e kam fjalën”, shkroi ai.

Pyetja që mbështetësit e Bashës “harrojnë” ta bëjnë

E pra, sikurse shihet, gati gjysma e fjalëve që shpenzohen për qëndrime politike janë shantazhe dhe sulme personale. Pikërisht kështu do të ndodhte pas qëndrimit me dy fytyra të liderëve, kur Basha thotë se paraardhësi i tij është krenaria e PD, por përsëri duhet përjashtuar dhe kur Berisha bën një portret krejt tjetër nga ai që ka skicuar për delfinin e tij gjatë tetë viteve.
Dhe ky ngjan të jetë vetëm fillimi i një beteje vëllavrasëse, të cilën Basha nuk arriti dot ta parashikojë kur u bë pjesë e një skeme për asgjesimin e opozotës.

©Lapsi.al

 

Përplasja Spaho Salianji

 

Salianji: “Cfarë do më shumë nga PD Mondi? Ka qenë deputet, nënkryetar Parlamenti, kryetar i Grupit Parlamentar, President i Federatës së Futbollit. Po përgjegjësi nëse ka Basha, a nuk ka edhe ky? Ka qenë drejtues politik në 2017, në qarkun me rezultatin më të dobët të PD-së. Këta nuk kanë folur një herë të vetme, tani u bë i keq Basha për interesa të këtyre”.

Spaho: Në kohën e monizmit në vitet 60-70, në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve ishte një kapterr gjoja shkrimtar, të cilin Partia e ndërsente sa herë deshte ti hante kokën ndonjërit. Kaq e madhe ishte paturpësia, egërsia dhe zelli i tij, sa që edhe Kadarenë mund ta nxirrte mediokër dhe antiparti.

Këtë tipin Lazgush Poradeci e quante Mitrolozi i Partisë. Një mitroloz të tille kemi edhe ne në PD.

Dje publikova një status ku ngre shqetësimin tim per gjëndjen katastrofike në të cilen ndodhet PD. U shpreha që PD është bunkerizuar dhe për këtë pranova edhe pergjegjësitë e mija si një nga drejtuesit e saj këto 8 vite, megjithëse nuk kam pasur hapësirë për të ndryshuar gjë.

PD ka nevojë të ndryshojë rrënjësisht në se dëshëron të fitojë zgjedhjet. Detyrimin për ndryshim dhe fitore e kemi në rradhë të parë për njerëzit në baze të cilët janë pa punë dhe bukë.

Mendimet e mija nuk ua imponoj askujt, kushdo që i lexon të gjykojë sipas bindjeve të tij. Kjo vlen edhe për kolegët e Grupit Parlamentar. Cdo njëri prej tyre të më kritikojë me argumenta, madje ashpër, por pa fyerje dhe denigrime. Fjalen e lirë dhe norma të tjera demokratike po kërkojmë të vendosim në PD.

Cuditërisht, dje në mbrëmje në një stacion televiziv, Mitrolozi i Partisë filloi te mitralojë duke u përpjekur të më ofendojë dhe ulur në sytë e opinionit publik.

“Çfarë do tjetër Mondi, pyeti Mitrolozi i Partisë, në 25 vite ka qënë Ministër, Kryetar i FSHF, Nënkryetar i Kuvëndit, Kryetar i Grupit Parlamentar?”

Hajde e mos e quaj këtë bunkerizim!!! Sipas Mitrolozit, ne nuk duhet të flasim sepse kemi marrë karrige dhe duhet respektuar kodi i karrikekracisë!!!

Mitroloz, për të gjitha arritjet kam investuar energji, profesionalizëm, kohë dhe emocione dhe i kam arritur me konkurim dhe votë. Ne vitin 1997, pasi lashë ministërllëkun, rifillova në PD si sekretar seksioni në lagjen time. Unë vetëm të ndenjurat kam të mijat, karriget janë të institucioneve.

Ty ta kuptoj hallin që ke dhe pse mitralon. Kushedi të ndihmon krahu tjetër dhe të zgjidhet halli.

Për dijeni te opinionit dhe kolegëve të mi në Grupin Parlamentar, disa ditë para mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar, z. Basha më ka thirrur në zyrë dhe më ka ofruar dy pozicione në Kuvënd dhe Parti. Nëpërmjet tyre do të isha edhe anëtar i Kryesisë së Grupit Parlamentar edhe anëtar i Kryesisë së PDSH.

I refuzova të dyja duke i thënë qe do të qëndroj vetëm deputet. Kërkesës së tij për të konkuruar për anëtar të Kryesisë të PDSH i jam përgjigjur që nuk e kam qëllim në vetvete dhe nuk do konkurroj. Këtë e bëra edhe për të marrë pak përgjegjësi mbi vehte për ku kemi mbërritur në PD.

Edhe nje këshillë të fundit për Mitrolozin. Mund t’i vlejë edhe mitralierëve. Kujdes me fjalët sepse nuk janë si qentë që iu fërshëllen dhe i kthen prapa. Mos shaj në telefon, sepse që kur ndodhi ajo historia me Babalen të gjithë kanë filluar t’i rregjistrojnë bisedat. Besoj më kupton ku e kam fjalën.

Të fala!



15 Comments

  1. Seriozisht sa sh mut prodhohet ne Shqiperi. Ky miu salianji pas Babales duhej te zhdukej qe mos te irritonte me njerezit. Por jo ne Shqiperi nuk ndodh. Miu do japi mendime dhe do vazhdoje te bej politike, dhe te shqetesohet per shqiptaret deri ne fund.

    1. Epo jo thotë Gëlbaza dhe Namuti.
      Unë I paralajmërova, ditë më të zeza do ju shohin sytë në PD…!
      Ndonjë byrek me gjizë, nuk do na japin?
      Jo, or jo! Bar do hani… Po pati dhe bar….

  2. Basha per mjerimin e vet ne 8 vjet nuk arriti te krijoje asgje te re, te vertete a te qendrueshme ne PD qe te kishte ithtaret apo pasuesit e vet. E kunderta eshte e vertete ne nje mase te madhe per Berishen. Mbeshtetesit e Bashes sot jane thjesht oportuniste me zero besim te aftesite e tij si lider apo tek ndonje ide e tij, prandaj nese eshte Berisha ai qe e e fiton betejen gjasat jane qe ato t’i bashkohen atij. E kunderta ndodh nese fiton Basha. Baza jo-oportuniste e PD do ta braktiste ate dhe PD-ne perfundimisht. Ne pikepamje pragmatike fitorja e krahut te Berishes eshte e vetmja qe e shpeton PD nga carja. Giithashtu, keta njerez te Bashes qe do humbnin postet nga rrotacioni jane cirake, medioker, te paafte qofte edhe per t’u revoltuar apo rebeluar seriozisht sepse nuk kane bere asnje beteje reale politike. Per 3 vjet erdhen verdalle ne bulevard dhe u perballen vetem me hijet e kundershtareve neper studio televizive. Edhe sa kohe ishin ne parlament asnjeri nuk ja degjoi zerin. Une mbaj mend vetem Berishen, Patozin, Paloken dhe Halimin kur ishte ende ne PD. SHBA gjeten aleatet me te dobet te mundshem. Te dobet deri ne peshtirosje.

  3. kur flet salianji, qe ska as edhe nje merite ose kontribut

    biles as qe fitoi ne frpd por e mbajti basha

    ky salianj qe kishte mesazhe me griden ne parlament

    gridarja dhe salianji, gjekmarkaj dhe te gjithe mediat kazan te rames tu mbrojt bashen…

    fundii bots, bashen e mbron ramaaa

    kaq rende eshte puna

    opozite e emeruar ek fuga rama dhe veliaj

  4. Kjo sherrnaj midis Berishes dhe Bashes me duket si nje lufte midis plakut Xhepeto (Berisha) dhe pinokut (Basha) . Te mundohesh te kuptosh se kush fiton kur fituesi tashme eshte i padiskutueshem , te mundohesh te gjesh fajtorin kur kush me shume e kush me pak fajtor jane te dy per kete situate ku ndodhemi por sidomos te mundohesh te mbrosh pinokun eshte absurditet . Akoma me absurde eshte pala qe deri dje nuk la balt e peshtyme pa hedhur mbi fytyren e Bashen , ndersa sot jane ne anen e tij dhe e mbrojne me fanatizem . Arrijne deri aty sa te aludojne e ti thone se me siguri absolute , me kete qe beri ti je kryeminister i sigurt mbas kater vitesh . Eshte per te qeshur e per te qare njekohesisht . A thua te jene hipokrite ? Jo , apsolutisht jo . Eshte totalisht e kunderta , me keto lajkatime ata po e tallin dhe po e ofendojne ate akoma edhe me shume se dje . Eshte tamam si ai ushqimi qe peshkataret i hidhin peshkut per ta joshur qe te afrohet dhe te bjere ne rrjeten e tyre . Eshte tamam tallje mendereje me nje leshko qe me vulen qe mban ne xhep nuk do jete veçse nje humbes i perjetshem . Eshte thjesht tallje mendereje me nje pinok te lindur qe kurre nuk do rritet e te behet burre .

    Por me absurdja nga te gjitha absurditetet eshte vendosja e paleve kur diskutohet e ashtuquajtura “lobimi rus” Palet qe deri dje e fajesonin Bashen per perdorim parash te pista sot e mbrojne duke e ç’fajesuar ndersa pala qe deri dje e ç’fajesonte sot e fajsojne duke e akuzuar . Ketu eshte vetem per te qare , per te qare me “oi” dhe per t’ja dhene me te katerta nga syte kembet . Pushteti dhe paraja qe vjen prej tij kane bere qe burrat te tjetersohen , kane bere qe njerezia te mos njoh me as Komb , e akoma me keq as Zot . kemi arritur ne piken ku burrerine nuk e percakton me fjala por fjala e hengur , tani burrerine nuk e percakton me gishti tregues por gishti i mesit .

    Mos harroni ! Ne kete bote erdhem lakuriq e lakuriq do ikim , e vetmja qe qe do marrim me vete eshte vetem cipa , vetem nderi . Mos harroni kurre Zotin ! Kush harron te Madhin Zot eshte veçse nje hije mbi toke .

    Po ju pershendes me nje thenie profetike nga kurani , duke ju kujtuar se jemi te perkohshem por me veprat tona te mira per njerezine , familjen dhe kombin mund te mbetemi te perjetshem .
    ” Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote , kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë ” . Tung te gjitheve .

  5. super lajm i mire per lulin. sipas fallxhore letes do fitoj luli. te gjitha kartat e cojne lulin ne fitore. saliu ka nje bllokim psikologjik e cila e pengon ne fitoren e pd.
    bravo luli …… ta gezosh fitoren e supermerituar.. le te gezoj gazbatdhi me salianjin sa tju behet zemra mal. i dururi i fituri. por kujdes. ruaj pak nga uji qe lan bythen pasi letrat te dolen te veshtira per kete vit. uj qe lan bythen qe te mbaj larg smirezinjt hidh pak tek porta e PD ysht. garant fitorja
    bravo luli ishte fitore qe ta prishi gjumin por ja vlen ne fund, dhe shqiperia integrohet ne BE

  6. një militant lavdëroi Sokol Olldashin dhe pa ju dridhur gjunjët fare u ngrit në këmbë e mbajti një minutë heshtje për të, e më pas u betua se nuk ndërhyri në fushatën e tij. Ndërhyri aq brutalisht, sa ka kërcënuar nënkryetarin e partisë dhe sekretarin e Përgjithshëm, plus dhjetëra kryetarë degësh, që të mos mbështesin Olldashin.

    Por Olldashi nuk është më dhe Berisha e ka traditë që kundërshtarët e vdekur i do shumë. Si Azemin.

    1. Fiks! Ne takimet e Berishes nje kominist anti-amerikan me emrin Rusvelt, nje tjeter komunist ne internim pse degjonte zerin e Amerikes. Trecereku tjeter komuniste te internuar, shpronesuar apo burgosur sepse mendonin se Enver Hoxha nuk po ndiqte linjen e paster Marksiste. Keta njerez thjesht nuk dorezohen, i duhen vene prangat eugene pleqeri.

  7. Nje gje o ju kelyshet e kuq, dhe ju patronazhist, gjykoni per jeten tuaj te familjes, dhe ne fund per luksin e shfrenuar te kurvave te qeveris duhet te ju vije turp merni nga nje rroge te qelbur dhe merni guximin ti dilni per zot kurvit me te madh Shqipetar, njeriut qe e shketerroi gjithcka si ne ekonomi ne arsim ne kultur ne rend ne komunikim, prandaj arriti me ane te Soros te shkaterroj dhe opoziten, imagjinojeni ore te mjer sa funderrina jeni , ju s keni pra as familje as nuk ju dhimset asnje jet e varfer, I MALLKUAR ESHT AI POPULL QE NUK KA OPZITE. Ky pra esht kurvi qe ju sun juve ore te mjer patronazhista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *