• |
ide | kryesore

Deklarimi i firmëtarëve/ Strategjia e Berishës për të tmerruar Bashën

-Instant, Lajme



Shkallwt e selisw sw PD janw shndwrruar nw platformwn e transparencws ku delegatwt e kuvendit po publikojnw me emwr dhe mbiermwr vullnetin e tyre kundwr kryetarit tw partisw qw qwndron nw zyrwn sipwr. Fillimisht Elbasani, pastaj Durrwsi, Gjirokastra dhe Saranda duke pwrfshirw pothuasje tw gjitha degwt e PD-sw nw Tiranw, po thonw pa frikw se i janw bashkuar nsimws sw ndwrmarw nga foltorja e Sali Berishws.

Ky procesi që u fillua nga deputeti i Tiranës, Agron Shehaj i cili verifikoi në zyrën e Edi Palokës se 98% të firmave të atyre që kishte verifikuar ai në dy degët e PD-së ishin të sakta, po vijon me shpalljen e emrave ditë pas dite.

Lexo me tej:

Andi Bushati:Basha si mëkatari i pakicës së ndritur

Sipas një llogarie të thjeshtë që Lapsi.al ka bërë deri më tani janë rreth 1200 delegatë, pra afro 15% e tërësisë së Kuvendit Kombëtar që kanë pranuar të shfaqin publikisht pozicionimin e tyre (shiko poshtë, në fund të faqes). Ndonëse kjo shifër është ende larg numrit minimal që duhet për të mbledhur forumin më të lartë të PD (1800 delegatëë) dhe shumë më larg sigurimit një shumice për të marrë vendime (mbi 50%), ajo ka rëndësi sepse krahu i PD-së zyrtare që nuk e njeh vërtetësinë e firmave nuk ka kontestuar askënd nga emrat e bërë publike dhe të lexuara përpara selisë. Pra këta rreth 1200 që janë bërë publikë deri tani, kryesisht nga Tirana dhe Elbasani mund të shërbejnë si një kampion për vertetësinë e nënshkrimeve që gjenden në kasafortën e Edi Palokës.

Që kur Berisha shpalli se ai kishte arritur të mbledhë mbi 4200 delegatë rreth vetes, Lapsi.al një një qëndrim editorial, kërkoi me forcë transparencë për publikun, sepse askush në një parti politike legale nuk mund ti mbajë ilegalë mbështetësit e vet (linku poshtë).

4200 firmat sekrete/ Goditja e parë kundër “foltores”

Por edhe disa ditë më pas shpalljes krerët e foltores hezituan të bëjnë transparencë. Në deklaratat që ata bënin për Lapsi.al pretendohej se dalja me emër dhe mbiemër i bënte vulnerabël delegatëët ndaj presionit të trefishtë të PD-së zyrtare, të qeverisë, por po ashtu edhe të persionit që u bëhet në emër të ambasadës amerikane. “Ka shumë njerëz që frikësohen me shprehjen nuk do të marësh vizë për USA, nëse shkon në kuvendin e 11 dhjetorit” tha një burim që kërkoi të mbetej anonim.

Beteja që zgjat/ Yuri Kim dhe Berisha nxjerrin armët

Por me sa duket presioni publik për transparencë ka bërë të vetën. Po ti shtosh këtyre instrumentalizimin nga selia qëndrore të ndonjë kazusi si i ai i Freskida Rapos, delegatëes që pretendoi se i është fallcifikuar firma, pasi ajo nuk kishte nënshkruar, apo ndonjë gjysëm investigim si ai i Fiks Fare  kuptohet që “Foltorja” ka qenë e dënuar të japë prova.

Dhe kjo tashmë po ndodh para syve tanë dhe në shkallët e selisë së partisë më të madhe të opozitës. “Këto shpallje publike do të vazhdojnë deri një ditë para kuvendit për të bindur edhe më skeptikët se ne i kemi firmat dhe se ata që do të mblidhen në datë 11 janë të vetmit delegatëë të ligjshëm” tha për lapsi.al një burim nga “Foltorja”.

Në fakt, statistikat dhe përqindjet e delegatëëve të bërë publikë ditët e fundit përkojnë edhe me dy anketa të opinionit publik, një në Euronews dhe një në Ora News lidhur me avantazhin që ka Berisha kundrejt Bashës.

Sondazhet para kuvendit/ Basha e ka humbur PD-në

Por me sa duket mbështetësit e liderit historik kanë vendosur ta gryejnë përditë dhe dalë ngadalë targetin e tyre duke i publikuar ditë pas dite emrat e atyre që më shumë se pro Berishës duket se kanë firmosur kundër tij.

©Lapsi.al

 

Delegatët që jane bëre publikë sipas degëve (e përditësuar)

Sarandë, kane firmosur 100 delegatë nga 140 gjithsej.

Gjirokastër kane firmosur 100 delegatë nga 151 gjithsej.

Durrës, kane firmosur 207 delegatë nga 275 gjithsej.

Elbasan, kane firmosur 272 delegatë nga 409 gjithsej.

Dega 1 Tirane kane firmosur 75 delegatë nga 90 gjithsej.

Dega 3 Tirane kane firmosur 77 delegatë nga 86 gjithsej.

Dega 4 Tirane kane firmosur 97 delegatë nga 111 gjithsej.

Dega 5 Tirane kane firmosur 70 delegatë nga 100gjithsej.

Dega 6 Tirane kane firmosur 65 delegatë nga 82 gjithsej .

Dega 7 Tirane kane firmosur 46 delegatë nga 86 gjithsej.

Dega 9 Tirane kane firmosur 70 delegatë nga 91 gjithsej.

Dega 11 Tirane kane firmosur 88 delegatë nga 117 gjithsej.



12 Comments

  1. Lapsi militant i berishizmit po na tmerron me deklarime ish drejtuesish te korruptuar e te urryer hipotekash, doganash, tatimesh, policise, prokurorise, gjyqsorit etj, etj. Vegla qorre dhe lukuni hajdutesh, keta Lapsi po na i servir si shpetim. Boll me se po beni mekatin me te madh qe te tmerruar nga keta firmetare, shqiptaret te zgjedhin me mire lugatin Rama se te tmershmit e Laps Berishes.

    1. O idiot, meqë përmende drejues të urryer hipotekash, di gjë se sa ka shkuar numri i drejtuesve të hipotekës së Vlorës, jo për gjë se vetëm për një muaj u ndëruan 4 drejtorë? PSE?

  2. Bushat nuk ka strategji për të tmeruar Bashën, edhe gjatë analizës që i bën bie të paktën 3 në kontradiktë me titullin, sepse ti thua se për shkak se Basha deklaronte që nuk janë 4200 firmëtarë Berisha bëri që shumë prej tyre të deklarohen, pra nuk ishte strategji e paramenduar, por kundërveprim ndaj reagimit të Bashës.

    Tjetër kontradiktë- ti thua se pas presionit të opinionit publik, ku hyn në rradhë të parë media e pavarur nga Rama. Berisha u detyrua të bëjë transparencë.
    Kontradikta e tretë- Mediat pranë qeverisë dhe Fiks Fare nisën ta instrumentalizojnë dhe denigrojnë Foltoren për tia ulur mbështetjen, solli kundërpërgjigjen e Berishës dhe mbështetësve të tij.

    Berisha pati një strategji që në fillim; Thirrjen e Kuvendit të PD.

  3. E di o i pa emer, por nje e keqe qe po jetojme nuk mund te zevendesohet me nje te keqe qe e kemi perjetuar. Eshte fatalitet karremi i te keqes me te vogel, e keqja eshte e vetem e keqe. Bollme idiotesira

    1. Meqënëse replikove pa ma kthyer sharjen, të kërkoj falje.

      Por nqs shikon rreth e rotull duke mos mbajtur anë politike e as qëndrim personal që lidhet me interesat e tua ekonomike, mund të jesh punësuar gjatë rilindjes dhe normalisht të intereson ta mbrosh, por të shohësh më përtej, psh mungesën e gjykatave, largimin e rreth 500 mijë shqiptarëve, hashashizimin e gjithë vendit, deputetë e zyrtarë më e pakta injorantë, hajdutë të parave publike të pangopur, administratë me militantë injorantë, miqësinë e turpshme të Ramës me serbët e nënvlerësimin e institucioneve të Kosovës, gjë që nuk ka ndodhur në këtë shkallë në 30 vjet demokraci, Sali Berisha në mos qoftë më i miri i politikanëve më të lartë, është e keqja më e vogël, që jemi të detyruar të zgjedhim. Një popull dembel, servil e pa dinjitet nuk mund të nxjerrë burra shteti më të mirë, është thjesht utopi.

  4. ore Bashen e ke tmerruar gjith keto vite ti se e ke perdor si lolo. po problemy yt o Saleh, pavarsisht ca thua ne publik, nuk eshte me Bashen, eshte me USA. e din te gjith qe bashen e heq per 24 ore, po pastaj? ja iku dhe Basha? po pastaj? po foltorja ne amerik per bashen behet? apo do votojn anetaret amerikan? te gjith e din ku fle lepuri jot o Salih haxhi qamili. dhe historia jote e trisht sapo ka filluar dhe ti e di me mir nga te gjith se ke ato informatoret e tu.

  5. se kuptoj mentalitetin provincial te ca suflakeve. basha eshte i shkarkuar, po berisha ska per ta sjell kurr ne pushtet PD. do perfitojn tipa si Agron shehaj qe me vrap shkoi te foltorja per te marr mbeshtetjen e foltoristave. ca mbeshtetje e kishte vet ai, shto dhe foltoristat e kapi vendin e kryetarit me duket. sala e di qe sdo behet kurr kryetar se PD shpallet parti talebane, leje pastaj km. keshtu qe do ndonje tip qe te mos duket buratini i vet, por qe ne te vertet te jet kukull ne dor te sales. kujton sala se do i hedhi hi syve USA. ca kari

  6. Ideal ne politik? jo e jo,moral as qe behet fjale,te mbash veten si njeri i lexuar,ose shkrimtar dhe ti futesh politikes ,kjo per mua eshte dopjo kurveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *