• |
ide | kryesore

Aksident në Librazhd, një i ri dhe 3 sirianë përfundojnë në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur së fundmi në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

Raportohet se një makinë tip “BMW” e drejtuar nga 33-vjeçari E.H, ka dalë jashtë rruge si pasojë e humbjes së kontrollit.

Nga ky aksident janë plagosur vetë drejtuesi i makinës si dhe tre emigrantë të paligjshëm nga Siria të cilët ishin pasagjer në makinë.

Më datë 03.10.2021, rreth orës 10:10 , në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në rrugen e re akoma të papërfunduar, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “BMË”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është dëmtuar vetë si dhe janë dëmtuar lehtë tre shtetas të huaj sirianë të cilët ishin pasagjer në këtë automjet. Të dëmtuarit ndodhen në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *