• |
ide | kryesore

Vdes shqiptari që u qëllua një natë më parë në Athinë, dëshmitarët zbulojnë autorin

-Instant, Lajme, Të fundit



Shqiptari 38-vjeçar, me origjinë nga qyteti i Vlorës që ra pre e një atentati një natë më parë në Athinë ka ndërruar jetë në spital. Mediat greke bëjnë me dije se i linduri në vitin 1983, identiteti i të cilit nuk dihet ende ka ndërruar jetë gjatë orëve të natës. Ai kishte marrë katër plumba, dy në kokë e dy në bark dhe nuk mundi që tu rezistojë dot plagëve të shkaktuara prej tyre.

Dëshmitarët okularë të krimit kanë zbardhur dhe detaje në lidhje me autorin. Ata janë shprehur për mediat se autori që shkrepi armën mbante veshur një xhaketë gri dhe se nga vendi i krimit ishte larguar me një makinë ngjyrë gri gjithashtu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *