• |
ide | kryesore

Pas 20 vitesh, rikthehet serialit “Pasionet e Fshehta”

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas gati dy dekadash, kasti original i dramës së suksesshme romantike, “Pasion de Gavilanes”, i bashkohet pjesës së re të kësaj historie që do të shfaqet vitin e ardhshëm në Telemundo.

Në një njoftim për shtyp, faqja zyrtare konfirmoi nisjen e xhirimeve të “Pasion de Gavilanes II” me kthimin e pritshëm të yjeve të sezonit të parë. Midis tyre, Mario Cimarro, Danna Garcia, Juan Alfonso Baptista, Natasha Klauss dhe Paola Rey. Gjithashtu do të bashkohen edhe Zharick Leen, Kristina Lilley, Carmenza Gonzalez dhe Tatiana Jauregui. Seriali, i cili rrëfen jetën pasionante dhe të trazuar të familjeve Reyes dhe Elizondo, filloi transmetimin e tij rreth 20 vite më parë.

 Përveç kësaj, tregohet se këtij sezoni të ri do t’i bashkohen aktorët Bernardo Flores, Sebastian Osorio dhe Juan Manuel Restrepo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *