• |
ide | kryesore

Ambasadori Soreca: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, Konferenca Ndërqeveritare duhet të mblidhet brenda këtij viti

-Instant, Lajme, Të fundit
Soreca



Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca komentoi raport-progresin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, të prezantuar një ditë më parë. Teksa u ndal te pikat kryesore të raportit, Soreca u shpreh se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Europian dhe duhet të vazhdohet më tej me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Mes të tjerash, kryediplomati europian tha se vendi ka bërë përparim me luftën ndaj korrupsionit dhe reformën në drejtësi. Megjithatë sipas Sorecës, Shqipëria ka ende punë për të bërë me procesin e vettingut dhe shtyrjen e aftit të tij si dhe me lirinë e shprehjes së lirë.

“Në raport thuhet se pavarësisht sfidave, Shqipëria ka vijuar me përparimet për reformat e prekshme. Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet para fundit të vitit, po bëhet punë intensive me drejtuesit e BE.

Në fushën e studimit të ligjit ka pasur rezultate konkrete me reformën në drejtësi dhe Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit. Liria e fjalës, sulmet verbale dhe fushata baltosje kundër gazetarëve nuk duhet të vijojnë dhe duhet bërë më shumë për pavarësinë e rregullatorit të medias. Vetë-rregullimi i mediave online duhet të sigurohet dhe qeveria duhet të angazhohet për të siguruara ndryshimet të mundshme për rregullimin e mediat në përputhje me Komisionin e Venecias. Fusha kyçe ku priten përparime janë procesi i vettingut dhe zgjatja e tij dhe lufta kundër krimin e korrupsionit pasi së pari janë në interesin strategjik të qytetarëve”, tha Soreca.

 



3 Comments

  1. o soreklla, kushtet jane plotesuar qe ne 2016!!!

    e mbaj mend si sot kur ika ne belgjike me not, dhe kur Edi Rama d.v. u dha medalje te mirenjohjes ambasadoreve shqiptare ne europe si dhe ne prani te Lu peshkatarit dhe Romana Kokuqes, ah ramona ramona … per puenen e mire qe ambasadoret e shqiperise kishin kryer per hapejen e ngeciotava

    Negociatatat jane hapur apo nuk jane hapur , ka patur ndonje takim zyrtar per negociatat ? kush genjen, ti apo Rama?

    Kushtet nuk jane plotesuar !
    BE me vetedije te plote per kushtet askund te plotesuar , perpiqet ti jape shprese dhe drejtim nje procesi anetaresimi, i cili realisht mund te perfundoje pas 100 vjetesh me Ramen kryeminister dhe Bashen kryetar te opozites

    Ram(Bash)a Ik

  2. Shqiperia I ka permbushur kushtet sepse ti I ke permbushur valixhet plot me euro e tani je gati per ikje. Na è le ne Ramen si kopilin ne dere. IK o mafjoz è mos e mos è gezofsh pasurine qe bere ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *