• |
ide | kryesore

Aksident në Fushë Krujë, makina përplas 21-vjeçarin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 21 vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë-Thumanë. Ai u përplas nga një makinë që drejtohej nga A. K. 28 vjeç teksa ishte duke kaluar rrugën.

I plagosuri Xhelson Gabili është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit. ABC ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ndodhi aksidenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *