• |
ide | kryesore

Çështja Berisha/ Soreca turbullon ujrat, me qëndrim ndryshe nga Yuri Kim

-Instant, Arkiva, Kryesore

Lufta e brendëshme në PD mes Bashës dhe Berishës, e cila po zhvillohet në sfondin e vlerave perendimore, ka marrë sot një kthesë të papritur me deklaratat e ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, i cili ka qenë në një linjë krejt të kundërt nga ajo e koleges së tij amerikane Yuri Kim. 


Deri më tani mbështetësit e Bashës që nuk pranojnë mbledhjen e Kuvendi Kombëtar dhe përligjin përjashtimin personal të Berishës duke e mbështur këtë qëndrim në statutin e partisë së tyre i cili bazohet në vlerat euro atlantike. Këtë argument e ka ushqyer edhe një deklaratë e ambasadores amerikane që e kërcënoi Bashën para selisë së tij, se PD-ja nuk mund të hante bar për të mbrojtur interesat e një njeriu të vetëm. Kjo deklaratë dhe disa ultimatume që Basha pretendon se i ka dëgjuar vetëm vetë, e kanë bërë atë që ta akuzojë Berishën se do ta shndërrojë partinë në një bunker për tu mbrojtur kundër Amerikës.


Lexo me tej:

Kim në zyrën e Bashës/ A mund ta ndalë ambasadorja çarjen e PD-së?

Por, nëse mbështetësit e tij i referohen vlerave euro atlantike sot është parë një sinjal se jo gjithë diplomatët perendimorë mendojnë njësoj. I pyetur drejtpërdrejt nga gazetarët gjatë një vizite në Korçë, Soreca nuk e kushtëzoi bashkëpunimin e BE me PD-në në funksion të fitores apo përjashtimit të Berishës. “Ne punojmë me të gjithë” tha ai pasi u pyet se cili do të jetë qëndrimi nëse fiton Berisha (video poshte). 

“Ne punojmë me të gjitha forcat politike, ne kemi bashkëpunuar me PD edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit, dhe ne do të ndjekim zhvillimet brenda partisë, asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat politike,” tha Soreca.

Lubonja: Si bashkëpunuan Rama dhe amerikanët për eleminimin e Berishës

Nuk dihet nëse kjo është një vijë sjellje e paramenduar, apo një reagim i momentit që vendos një vijë të qartë ndarëse mes qasjes së SHBA-së dhe asaj të Europës.

Por, një gjë tashmë është fakt. Shumë nga diplomatët europianë në Tiranë janë të habitur nga ndërhyrja brutale e rrugës së Elbasanit në çështjet e brendëshme të një partie dhe për mënyrën se si por përdoret Amerika për të shuar edhe një fije të vogël demokracie që ka mbetur në një nga partitë kryesore në vend.

©Lapsi.al

8 Comments

  1. basha eshte nje kurve e vogel qe ka marre leke nga rama.

    ca rendesia ka ca thote soreka apo qimete fytyrbythezemerliga , keta as votojne e as rrisin femijet ne shqiperi, jane ca diploamte qe ose do marrin noi lek nga rama ose noi favor tjeter nga washingtoni ose brukseli, pra dua te them qe do shohin interesin e tyre te shkurter edhe para punes se tyre te shtetit, mos harroni qe jane punonjes shteti medioker dhe aspak ne kerkim te karrieres apo energjike ne perpjekje per nje ideal apo qellim madhor ne jete

    keta jane medioker si 99.99 % e zyrtareve ne cdo admionistrate shteterore, nuk zgjidhen me vote dhe nuk i pergjigjen atyre qe jane te interesuar drejteprdrejte.

    dua te them qe jane zyrokrate ne nje vend te deshtuar si shqiperia, kete e bej qe shume prej jush lexuesve te lapsit ta kuptojne qarte profilin , nivelin dhe motivimin e tyre ne daljet e tyre ne publik dhe sidomos ne kryerjet e detyrave si ambasadore .

    mediokriteti dhe megallomania jane tiparet kryesore

    99.99 % e shqiptareve si dhe 99.99% e patronazhisteve dhe votuesve te pasrtise socialiste, vuajnene kete vend, cmimet e rritura te artikujve te konsumit te perditshem, cmimet e rritura te apartamenteve, mungesa e sigurise sociale, pensionet e ulta, , mungesa e rendit, mungesa e shendetesise, mungesa e arsimit dhe edukimit , etj abuzime me pronene, punen, pagen, pra 99.99% te halleve, problemeve sociale, ekonomike, etj i vuajne shqiptaret, patronazhiste, ish sigurimsa, votues te ps etj shtresa shoqerore pa dallim jane te abuzuara dhunuara neperkembura, pa dallim, se bashku me familjet e tyre te ngushta dhe te gjera.

    dua te them qe nuk i vuajne ambasadoret. ketyre vuajtjeve nuk do ti japin zgjidhje ambasadoret, por bashkevuajtesit te gjithe shqiptaret. prandaj ka pak rendesi se ca thote qimetja apo soreka, qe sic duket ne kete rast po tregon nje fare realizmi te situates ne PD. por kjo ska as nje merite, perkunder lejimit te rames te vijoje te qeverise . perballe shume akteve anti-BE, ligjeve, antilegjeve, vjedhjeve, abuzimeve, dhe 19 kushteve , kjo qe thote sot soreka ka nje vlere minimalistike

    po me ke do bisedoje soreka? me kujtim gjuzin, jenisherin, rudina hajdarin, patozin gaz bardhin? apo lul dukagjinin?

    flitet me lideret qe kane mbeshtetes dhe qe votohen masivisht, te cilet konvergjojne njerze, vlera , qellime, mbeshtetje, etj dhe projektojne fuqi, ndryshim , ndikojne masvisht ne shoqeri , konkretizojne energji, projekte, plane, etj

    Po me ke do flase me gridaren bashen dhe salianjin?? me mire te flase me zogun e tiranes sesa me keta

  2. Deputetja e Partisë Demokratike,mori mandatin, pas dorëheqjes së Mark Markut nga Qarku i Lezhës.

    Rast identik me ndryshimin e të dhënave bazë të gjendjes civile dhe mosdeklarimin e këtyre ndryshimeve në formularin e dekriminalizimit, është ai i deputetit Sali Berisha.

    Në rastin e këtij të fundit është kryer madje edhe falsifikim i Regjistrit të Gjendjes Civile pasi rezulton që ndryshimi është bërē pa vendim gjykate.

  3. Soreca e njeh mirë terrenin politik të Shqipërisë, është dhe përfaqësues i një unioni ku bëjnë pjesë shtete e popuj me mendime dhe vendime të larmishme të të gjithë spektrit politik që nga ekstremi i majtë e deri te ai i djathtë.

    Dhe sigurisht që nuk do mbajë krahun e askujt, e din shumë mirë që mund të ngeli pa punë nëse humb pala për të cilën mund të vejë bast, siç ka ndodhur rëndom me 3 ambasadorët e fundit amerikan (përjashto Lu që shpëtoi prej Sorosit)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu