• |
ide | kryesore

Sondazhi bombë/ Shqiptarët e kanë humbur besimin tek reforma në drejtësi

-Instant, Kryesore



Besimi i shqiptarëve tek reforma në drejtësi pesë vite pas miratimit të saj me një votë totale në parlamentin shqiptar ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Ndonëse ambasadorët e huaj vazhdojnë ta shesin si një histori suksesi dhe ndonëse edhe në fushatën e fundit shumica qeverisëse e paraqiti atë si margaritarin e kurorës mes reformave të veta vetëm 0.8 e shqiptarëve e shohin atë si një arritje pozitive të padiskutueshme. Një sondazh i MRB dhe Data Centrum për Euronews Albania i bërë publik në emisionin “Barometri” të së enjtes në mbrëmje tregoi se një në katër persona (25,1%) mendojnë se reforma ka shkuar keq dhe një në dhjetë (11%) mendojnë se ajo ka shkuar shumë keq. Ndërkohë, që  më pak se çereku (24%) mendojnë se ka shkuar mirë.

Lexo me tej:

Eksperimenti me Shqipërinë/ Raport-progresi i KE nxjerr katastrofën e sistemit të drejtësisë

në një sondazh të zhvilluar në fillim të vitit 2016 nga instituti IDRA dhe të mbështetur nga Fondacioni Soros nënvizohej se një shumicë plebishitare shqiptarësh e mbështesnin këtë projekt me mbështetje euro amerikane. “Publiku i gjerë mbështet fuqimisht nevojën për një reformë në sistemin e drejtësisë. 91 % e të intervistuarve ose e mbështesin “plotësisht” (64%) ose “deri diku” (27%) nevojën për një reformë të tillë” thuhej atëherë në këtë vëzhgim.

Andi Bushati: Votat per vetingun, tradhëtia e fundit e Bashës

Po çfarë ka ndodhur që athere?

E para është vonesa dhe mos krijimi plotësisht i shumicës prej institucioneve të reja. E dyta njëanshmëria dhe selektiviteti i politizuar i vettingut. Së treti mos prekja e një drejtësie të ndyshme nga qytetarët që kanë po të njëjtat probleme si më parë me gjykatat dhe prokurorinë.

Zgjatja e vettingut/ Një propozim që e nxjerr opozitën nga çarku

Të gjithë kanë parë se edhe pesë vite më pas nuk ka drejtësi për “peshqit e mëdhenj” dhe nuk ka politikanë të lartë par drejtësisë. Publiku ka vëzhguar tredhjen e një institucioni si SPAK dhe pa mundësine e tij për të hetuar krime si vjedhja e votës apo korrupsioni i qeverisë me koncesionet dhe tenderat.

©Lapsi.al

 

 



37 Comments

  1. Mjaft qe ta kete Udheheqja besimin….
    Kush po pyet per shqipetaret!

    Inteeeeeeernacionaaaaaale do jet’ Bota e Re!!!

  2. Ta nderpresim, ta nderpresim.
    E te kthejm ata qe ishin. Se ishin burra te mire.
    Sondazhin kush e ka ber, Gjin gjoni?
    Sondazhi i leshit… Ku e kuptuan njerzit?
    E vetmja e vertet eshte. QE NJERZIT JAN LODHUR NGA ZGJATJA E REFORMES.
    SE MEZI PRESIM TI SHOHIM NE BURG TE GJITHE ATA QE KAN TALL TRAPIN ME NE KETO 30 VJET. SI DJATHTAS E MAJTAS.
    JO SE NUK E DUAM REFORMEN.
    PO E DUAM SA ME SHPEJT.
    SA ME SHPEJT….

        1. The Special Prosecution against Corruption and Organized Crime (SPAK) has arrested 9 people in Durres on charges of rigging a municipality tender worth €57,000.

          On Friday, SPAK announced police arrested six Durres municipality employees on charges of abuse of power, and three others from a private company who was awarded the tender in 2020 on charges of forging documents.

          Earlier this week, the special prosecution demanded jail sentences for three members of the Elbasan public hospital staff for rigging two tenders worth €16,000.

          SPAK was established as part of the ongoing justice reform in Albania, with the main purpose of fighting organized crime and corruption among high officials.

  3. ore akoma me vetingun ju???
    prape ne macukull te matit…..

    vetingu ka deshtuar

    asnje organ i refor.uar nuk fuksionon sic duhet!!!!

    qytetari nuk merr drejtesi!!!!
    ska gjykata , ska gj apeli ska gj te larte!!!

    ska gj kushtetuese te plotesuar!!!

    dosjet jane bere mal!!! asnje spo merr drejtesi!!

    spak merret me arka me peshq dhe komisionere te vdekur!!!
    bkh zero
    klp zero
    klgj zero
    ked zero
    inspektori i drejtesise vllai i njeres zero

    suksesi i reformes nuk matet me sa jane hequt por a merr drejtesi qytetari??

    si dhe sa lehte e ka per ta marre?!

    por pyetja a merr drejtesi qytetari eshte njesoj si te thuash

    po merr lulin tim !!!
    e ndjekur nga : mos na ca lulin me gjithe drejtesi per qytetarin!!!

    vetingu eshte nje deshtim spektkolar!
    shumica e politikaneve nuk e rru lulin per drejtesine per qytetarin por per leket qe i vjedhin ketij vendi!

    per sa kohe qe jane te paprekur vetingu eshte sukses i madh!!

  4. Spiro Palla e shkolluara e famshme per sex, hajduteri llapeqeneri,e cetra. thotë:

    Vend experimentesh ke cen dhe jemi, turp per gjoja te shkolluarit?apo s mburren njeri kam mbaruar ne Kembrixh, tjetri ne Oxford, tjetri ne USA, tjetri ne Chine, tjetri ne Rusi, perfundimi ??

      1. The Special Prosecution against Corruption and Organized Crime (SPAK) has arrested 9 people in Durres on charges of rigging a municipality tender worth €57,000.

        On Friday, SPAK announced police arrested six Durres municipality employees on charges of abuse of power, and three others from a private company who was awarded the tender in 2020 on charges of forging documents.

        Earlier this week, the special prosecution demanded jail sentences for three members of the Elbasan public hospital staff for rigging two tenders worth €16,000.

        SPAK was established as part of the ongoing justice reform in Albania, with the main purpose of fighting organized crime and corruption among high officials.

        1. Mos shkruaj ne gjuhe angleze te lexojne te tjeret se eshte gjoja bere pune nga SPAK.Nje vrime ne uje keni bere.Nuk na e hedh dot.Me mire emrin ASPAK

    1. Ne fakt Drejtesia nuk vjen kurre me Reforma. Sipas historise sone (asaj qe po anullon kryeripjellesi) ndyshe vjen drejtesia. Ajo eshte e vetmja rrug

  5. Sondazhin e besojne vetem patronazhistat,ata e kuptojne mire drejtesine e re,kampion i anti korrupsionit Dvorani ,ne burg lepujt uqerit dhe cakenjtw bejne kerdine ,dhe sufllaqexhinjte kenaqen dhe thone o sa mire qe na q…e o Ramut.

  6. Te besosh tek Reforma ne Drejtesi eshte si te besosh tek Rilindja . Jane e njejta gje. Pjella bastarde

    qe po e shkaterrojne nga themelet kete vend. Nese nuk u ndalet dora shume shpejt Shqiperia do te

    jete sic thoshte Bismarku vetem nje “Koncept gjeografik”. A keni vene re sesi jane rralluar njerzit

    sidomos te rijte, si jane braktisur fshatra te tera, se sa pak njerez te qeshur ka, se si eshte venitur

    shpresa se ketu mund te jetohet. se si nje Shqiperi e tere punon per

    nje grushte njerzish pushtetare e te tjere te lidhur me ta, se si varferia ekstreme eshte ulur kembekryq

    ne nje mase shume te madhe te familjeve shqiptare, Edhe zogjte jane rralluar. Ndoshta rilindja ka

    ardhur si ndeshkim per shqiptaret, ndoshta e meritojne kete ndeshkim.

  7. Rraseni te parin Saliun ne burg me pas vazhdoni me te tjeret beni nje sondazh dhe keni per te pare dhe degjuar “bomben” e vertete.

        1. hahahahaaaa jeni te papame . pysesni edhe per rroga ju pagatoret e sektit mavi?
          ju nuk keni turp, ju nuk beheni gjate jetes ju lindni kurva

  8. Shqiptaret kane besim se kjo Drejtesia e Re si e ka nisur me ate ish zv. ministren me korrupsionin nje arke peshq e 1000 Euro, per nja 300-400 vjet do arrije te vere para Drejtesise ndonje kryeminister qe gjoben 120 milion Euro te Bekettit ja faturon Buxhetit te Shtetit

  9. Sipas tabeles se botuar i bie qe 60% e shqiptareve e shohin me optimizem te matur reformen ne drejtesi. Titulli i shkrimit nuk perputhet me shifrat e tabeles!

    1. O koqe 35,3% as mirë askeq, 25,1% keq, 11,1% shumë keq=71,5%
      Mirë 24%, shumë mirë 0,8%=24,8

  10. ik ore varikarsa me sondazhet tuaja. na hapet barkun em sondazhe karlliqe. mjafton fakti qe asnje nga politikanet, perfshir dhe ramen (leje se si ben kot) nuk e do reformen per te kuptuar se eshte ne te mir te popullit. normale qe po te dal saleh hoxha apo enver berisha per hallet e vta e te thot soros-reforma, sondazhi do dali si foltorja.

  11. “U largua Tahiri nga ministri e Brendshme dhe solli Bashën(e ngatërron me Xhafajn, vellai i te cilit ishte i denuar ne IKtali per trafik droge”, deklaroi Berisha.

    Jo vetëm që nuk u kujtua vetë ta korrigjojë, por askush nuk guxoi t’ia kujtojë për një korrigjim të tillë.

  12. KLGJ dhe KLP , jane shume larg standarteve te ish KLD . Nuk po pjerdhin fare per vendimet e Inspektorit te Larte te Drejtesise.
    Tall bythen Amerika , 10 vjet pa gjykata , pa kontroll dhe prit kurr te ngrihen , si do ngrihen.

  13. Eksperimenti ideshtuar BE ShBa .Pse Polonia nuk eshte dakort me keso lloj me demek reformash .Tani e ka ne dore Kimetja.

  14. Reforma ne drejtesi behet e besueshme kur te shikojme brenda njerzit lart dhe jo poshte . Le te futen brenda politikanet , deputet , ministrat , gjyqtaret , prokuroret qe vetem me pasurite qe deklarojne vete jane per tu denuar e jo me se cfar nuk kane treguar se i mbushet burgjet me fukarej ……..

  15. U tërbuan rilindasit ose me thënë qent e rilindjes dhd komentojnë ps lidhje ku shihet qartë se reforma në drejtësi ka dështuar plotësisht

  16. “Sondazhi bombe” thote Lapsi. Gazetaret e Lapsit nuk e dine si te analizojne dhe sondazhet e tyre. Eshte per te qeshur dhe qare me idiotesine e kesaj gazete

  17. Kjo reforme kishte vdekur pa lindur me Ibrahimin dhe treshen e bukurosheve qe bejne vetingun qe ateher ne kete portal ka thene e sterthen mbi 1000 here se se KJO REFOME ESHTE PER SIGURIMIN E SHTETIT QE TE KAPI DREJTESIN DHE PAS KESAJ THOJA DO HAME LUG FLORIRI KY POPULL E KA PAK KETU DO JEMI DHE TE SHOHIM CDO E GJEJ KETE POPULLE ME KETA UDHEHEQES QE SNJOHIN ATEDHEN FSHATIN FAMILJEN KETA TE TIPIT GRISLDA KOKA KUTE FLENI NJE NATE MOS FLINI NATEN TJETER JUKUJTOHET SHPREHJA E JOLEZAS KE TA TE PRINDERIT 1 DHE TE PRINDERIT 15 KETA JANE SEKT KUNDRA FAMILJES ATEDHEUT NJERZIMIT…

  18. kur Berisha pa që Basha nuk e përdori PD si një mburojë juridike për hallin që ka Sali Berisha dhe Familja e tij e inkriminuar, Ai ka shpallur një datë të re të Kuvendit të PD më 11 Dhjetor. Këtë e ka bërë pa asnjë mbështetje ligjore, statutore, apo pa asnjë procedurë që të çon në një Kuvend të ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *