• |
ide | kryesore

Alec Baldwin thyen heshtjen ndaj vrasjes aksidentale të kineastes: Ajo ishte shoqja ime

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori Alec Baldwin  ka folur për kineasten Halyna Hutchins që vrau aksidentalisht në xhirimet e filmit “Rust”.

Në një video të regjitruar nga bashkëshortja e tij, Alec ka treguar se është ende i tronditur nga ngjarja e ndodhur.“Ka aksidente të rastësishme në setet e filmit herë pas here, por asgjë si kjo,” -tha në një video të regjistruar me telefon nga bashkëshortja e tij, Baldwin, i cili dukej i mërzitur dhe nganjëherë i ngjirur. “Ky është një episod në një trilion, një në një trilion ngjarjeNjë grua ka vdekur. Ajo ishte shoqja ime, ajo ishte shoqja ime. Kur mbërrita në Sante Fe për të filluar xhirimet, e nxora për darkë. Ne ishim një ekip i madh duke xhiruar një film së bashku kur ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme”, u shpreh aktori. Gjithashtu ai zbuloi se është në kontakt të vazhdueshëm me burrin e Hutchins, Matthews.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *