• |
ide | kryesore

Për shkak të ndalimit të filmit ‘Eternal’, Anglina Jolie e revoltuar me vendet e Lindjes së Mesme

-Instant, Paparazzi, Slider



Angelina Jolie ka reaguar ndaj lajmit se filmi i saj i ri Marvel, Etertnals, është ndaluar nga disa vende të Lindjes së Mesme për shkak të portretizimit të çiftit homoseksual. Gjatë një konference për shtyp, 46-vjeçarja tha se ishte ‘e trishtuar’ që audienca do të humbiste filmin dhe shprehu mosbesimin e saj për pikëpamjet ‘injorante’ në lidhje me ‘bukurinë e asaj marrëdhënieje’ në film.

Të enjten u raportua se Eternals nuk do të shfaqej në Arabinë Saudite, Katar apo Kuvajt për shkak të shqetësimeve të censurës, sepse përmban një çift homoseksual dhe një puthje të të njëjtit seks.

“Unë ende nuk e kuptoj se si jetojmë sot në një botë ku ka ende njerëz që nuk do ta shihnin familjen që ka Phastos dhe bukurinë e asaj marrëdhënieje dhe asaj dashurie. Mënyra si dikush është i zemëruar për këtë, i kërcënuar prej tij veprimi, nuk e miraton ose e vlerëson, është injorant.”, tha Angelina

Në një moment gjatë filmit, Phastos dhe bashkëshorti i tij ndajnë një puthje pasionante. Kjo do të jetë puthja e parë e Marvel-it për të njëjtin seks që shfaqet në kinema.

Përpara publikimit, censuruesit në disa vende të Lindjes së Mesme kishin kërkuar modifikime për të hequr çiftin homoseksual, sipas The Hollyëood Reporter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *