• |
ide | kryesore

Video/ Manchester ‘vishet’ me të kaltër: Guardiola fundos United, CR7 rri e vështron

-Instant, Sport, Video



Manchester City triumfon në ndeshjen e madhe të Old Trafford kundër United, i shembur 2-0, e tani është i dyti në Premier League. Skuadra e Guardiolës zhbllokoi derbin në minutën e 7 pas autogolit të Bailly; De Gea i mbajti në këmbë Djajtë e Kuq në pjesën e parë me të paktën tre pritje të shkëlqyera, por më pas u bë bashkëpërgjegjës për golin e Bernardo Silvës në minutën e 45. Të besuarit e Solskjaer, tani sërisht në dyshim, nuk arritën të bëjnë keq në pjesën e dytë.

City dominoi dhe fitoi derbin e Mançesterit 2-0, me një rezultat që, në fakt, mund të ishte më i rrumbullakosur dhe të paktën për një natë mban vendin e dytë në Premier League, në dëm të Liverpool, me 23 pikë. Citizens kaluan në avantazh në minutën e 7 në mënyrë kaotike: Lindelof shpëtoi në linjë ndaj Bernardo Silvas, topi arriti te Cancelo dhe në krosimin e përsosur të portugezit nga e majta, Bailly i parapriu në mënyrë të cekuilibruar shokët e tij të skuadrës duke devijuar në rrjetën e tij. Pas autogolit, City e vuri në gjumë lojën pa i dhënë asnjë hapësirë kundërshtarëve. Megjithatë, zgjimi i papritur i Djajve të Kuq erdhi në minutën e 27, kur një goditje e Cristiano Ronaldos u grushtua në qendër nga Ederson. Megjithatë, De Gea nuk është më pak i mrekullueshëm, fillimisht ndaj Gabriel Jesus dhe më pas ndaj Cancelos. Dorezat e portierit spanjoll mbeten të impenjuara nga e majtë e De Bruyne, por portieri nuk është saktësisht i pafajshëm në fund të pjesës së parë: Bernardo Silva mbërriti në një top në dukje i padëmshëm duke e dërguar në rrjetë. Përgjumje kolosale për mbrojtjen e Solskjaer: kampionët e Anglisë rrëmbyen kështu avantazhin e dyfishtë në fundin pjesës së parë.

Trajneri i United u duk i dëshpëruar në pankinë, duke mos parë një reagim nga ana e tijve. Nga ana tjetër, Guardiola qëndroi mjaft i qetë, pavarësisht shiut të pandërprerë, duke parë skuadrën e tij të kontrollojë lehtësisht sfidën edhe në pjesën e dytë; me Foden që i “lejoi” vetes të humbasë një gol të tretë të lehtë për tu shënuar në fundin e takimit. Djajtë e Kuq humbasin përsëri në kampionat dhe janë ende bollshëm jashtë zonës së Ligës së Kampionëve me 17 pikë. Tani e ardhmja e Solskjaer është shumë në rrezik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *