• |
ide | kryesore

Kylie Jenner reagon pas ngjarjes tragjike në koncertin e Travis Scott

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi tetë persona kanë ndërruar jetë pas një rritje të turmës në natën e hapjes së festivalit “Astroworld” në Huston, Teksas.

 Performues në festival ishte reperi, Travis Scott, i cili ishte shoqëruar nga Kylie Jenner dhe vajza e tyre, Stormi.Përmes rrjetit social,Instagram,Kylie ka folur rreth ngjarjes së ndodhur dhe ka treguar se të tre nuk kanë pësuar asnjë lëndim.“Travis dhe unë jemi të thyer dhe të shkatërruar. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë atë që humbën jetë, u lënduan dhe u prekën në çfarëdo mënyre në koncertin e djeshëm. Dhe gjithashtu për Travis që e di se brengoset thellësisht për fansat e tij dhe komunitetin në HustonDua ta bëj të qartë se ne nuk ishim në dijeni për ngjarjen derisa dolën lajmet, sepse për asgjë në botë nuk do të kishim vazhduar të filmonim apo performancën”, u shpreh Jenner. Në anën tjetër edhe reperi ka reaguar përmes një statusi në Twitter, duke treguar se ndihet plotësisht i shkatërruar nga ajo që ndodhi në koncertin e tij, ndërsa është në bashkëpunim të plotë me policinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *