• |
ide | kryesore

Çpo ndodh mes dy vëllezërve Harry dhe William

-Instant, Paparazzi, Slider



Nëse keni menduar se William dhe Harry e kanë rregulluar marrëdhënien e tyre, po ju themi që e keni gabim. Madje, as mos prisni që kjo të ndodhë së shpejti. Duke përshkruar marrëdhënien aktuale midis dy vëllezërve, shkruesi mbretëror Robert Lacey përdor fjalët: “E varfër, pa dyshim e varfër”. Lacey, autor i “Battle of Brothers: William, Harry and the Inside Story of a Family in Tumult”, tha për Page Six se William kohët e fundit priti një festë duke falënderuar njerëzit që ishin përfshirë në skulpturën e shumëpritur të nënës së tij, Princeshës Diana, që u zbulua në Pallatin Kensington korrikun e kaluar.

“Kam folur me dy persona nga ajo festë dhe ishte mjaft e qartë nga gjërat që ai tha se zemërimi i tij ndaj Harry-t vazhdon”, zbuloi Lacey. “Ai mbetet i pakënaqur për atë që ka bërë vëllai i tij. Nuk ka asnjë mundësi të menjëhershme për ndonjë pajtim. Dua të them, nuk kërkohet nga asnjëra anë. Janë thënë shumë gjëra të hidhura”.

Pa dyshim, me “gjëra të hidhura” ai i referohet intervistës së Harry-t dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *