• |
ide | kryesore

Fondi PIF injoron Italinë: “Nuk jemi më të interesuar për Inter, Serie A është katastrofë”

-Instant, Sport



Kaq shumë zëra, kaq shumë supozime, kaq shumë siguri të pretenduara. Thashetheme që kanë ndjekur njëri-tjetrin, që kanë ndezur debatin, sidomos në rrjetet sociale e që kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e Suning te Interi dhe kanë parashikuar ardhjen e fondit Arab PIF në Milanon e futbollit. Dhe e gjithë kjo përkundër faktit se pronësia kineze e klubit zikaltër ka riafirmuar vazhdimisht dëshirën e saj për të qëndruar dhe për të vazhduar angazhimin e saj afatmesëm dhe drejtuesit e Interit (nga Marotta te Antonello) kanë mohuar menjëherë çdo hipotezë të mosangazhimit të familjes Zhang. Tani, për të qartësuar situatën – gjatë një interviste me gazetën The Telegraph – ka menduar Amanda Staveley, bashkëpronarja e Newcastle përmes fondit PCP Capital Partners, krahu i djathtë i fondit PIF: “Ne folëm me Interin dhe gjithashtu me Milanin, është e vërtetë, por problemi lidhet me strukturën katastrofike të kampionatit italian. Ka pasur edhe një sondazh të shkurtër për Bordeaux. Tani, megjithatë, ne nuk jemi më të interesuar për Interin”.

Me ka fjalë, është mbyllur një çështje që pati nxitur debatin në të gjithë botën e Interit muajt e fundit dhe që kishte gjeneruar një sërë thashethemesh marramendëse javët e fundit. Asnjë interes, të paktën jo më, për Interin por edhe në përgjithësi për futbollin italian. Dhe ajo që ndoshta godet më shumë janë fjalët në lidhje me kampionatin e Serie A (“situatë katastrofike”) të thënë nga ata që sapo kanë vendosur të investojnë në Premier dhe ndoshta do të bëjnë të njëjtën gjë edhe në kampionatet e tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *