• |
ide | kryesore

Fjalori fyes në Kuvend, Flutura Açka: Sjelljen e kryeministrit do e depozitoj në komisionin e etikës!

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputetja demokrate, Flutura Açka është distancuar nga ofendimet e përdorura prej kryeministrit Edi Rama, në foltoren e Kuvendit.

Si anëtare në komisionin e Etikës, ajo tha se do të depozitojë atje sjelljen e kryeministrit e shpresoi që të merren masa.

“Si anëtare e sekretariatit të etikës, kam dashur të them edhe dje. Ajo që ka ndodhur dje ka qenë kulmi i këtyre ditëve dhe sulmi fyes i kryeministrit. Është ajo etike të përdoret ajo gjuhë që ai ka përdorur dje. Nuk pati këtu asnjë vërejtje. Do të ishte e mirëkuptueshme nëse zoti Balla do e merrte fjalën dje dhe zonja Bushka dje.

Nuk e morën dje, e të kenë parasysh që të jenë më korrekt me gjënë e djeshme e të vijnë sot e të bëjnë vërejtjet e tyre. Sjelljen e kryeministrit do e depozitoj në sekretariat dhe shpresoj të merrni masa. Ju keni të drejtën tuaj të silleni e përunjur përpara kryeministrit tuaj, por ne nuk e kemi detyrim këtë gjë. Nëse ju ndiheni e zgërlaqur para tij e nuk flisni, ne nuk e kemi këtë sjellje, jo vetëm para kryetarit tuaj, por edhe para kryetarit tonë”, tha Açka.



5 Comments

  1. Cfare opozite . pas depozitimit ne sekretariatin e etikes, mjere Rama cdo ti bejne.

    Ah moj Flutura, megjithe respektin per ty, kjo nuk eshte opozite, opozita e vertete eshte ne

    foltore, kuvendi i vertete eshte me 11 Dhjetor. Trego dinjitetin dhe integritetin tuaj dhe dis-

    tancohunu nga Basha qe ka si mision te vetem shkaterrii min e opozites.

  2. Mëso etiken në radhë të parë ti, që nuk le askënd të flasë në emision TV. E Padurueshme. Vë në dyshim kush ti ka shkruar ata libra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *