• |
ide | kryesore

Tirana humb edhe Xhixhën: Shehi pa tre titullarë, kërkon përmbysjen në derbi

-Instant, F1, Sport



Pauza për shkak të impenjimeve të ekipeve kombëtare e ka penalizuar në një farë mënyrë Tiranën, që përgatitet për një betejë të vërtetë në kthimin e raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë kundër Dinamos. Dy gola për tu rikuperuar në derbi që nuk janë aspak një gjë e thjeshtë, pavarësisht përgjigjes së kampionatit me zhurmë golash e tani bardheblutë duhet ta provojnë me tre mungesa të rëndësishme.

Sikur të mos mjaftonte Hoxhallari i skualifikuar për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e parë, edhe Ismajlgeci e ka të pamundur të jetë nga minuta e parë në fushë. Mbrojtësi ka luajtur vetëm një ditë më parë me përfaqësuesen U21 dhe Shehi nuk ka ndërmend ti japë një 90 minutësh të dytë brenda 48 orëve. Kështu, lojtari mbetet alternative nga pankina, duke i lënë vendin Përgjonit, që do të formojë repartin me Tosevskin në të djathtë e Behirachte-Najdovski në qendër.

Me tërheqjen e maqedonasit në prapavijë, mesfusha është në duart e Tolit, Limajt e Totre, me këtë të fundit, që të paktën nuk ka në këmbë lodhjen e ndeshjes së fundit të kombëtares së tij kundër Islandës. Problemet megjithatë janë edhe në sulm për Shehin e kanë goditur lojtarin më në formë, autorin e dy golave në përballjen e dytë radhazi me blutë, Xhixhën. Sulmuesi ka pësuar një kontraktim muskular në stërvitje dhe nuk është e mundur të rikuperohet në kohë për sfidën e tretë radhazi me Dinamon, mes kampionatit e Kupës, por ndoshta atë më vendimtaren, duke qenë se luhet për jashtë apo brenda objektivi i parë sezonal.

Nuk ka pushim për Seferin, pavarësisht se luajti titullar kundër Andorras, me sulmuesin kuqezi që do të formojë repartin me Ngo’o, i mbështetur nga Gjumsi, që pas provës së mirë në kampionat, rifiton një fanellë titullari në derbin e dytë radhazi me Dinamon…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *