• |
ide | kryesore

Priyanka hedh poshtë thashethemet për ndarjen me Nick Jonas

-Instant, Paparazzi, Slider



Priyanka Chopra i ka dhënë fund dyshimeve për një ndarje të mundshme nga Nick Jonas dhe duket se çifti janë ende bashkë.
Aktorja la të mendohej ajo ishte divorcuar nga këngëtari pasi fshiu papritur emrin ‘Jonas’ nga profilet e saj në Tëitter dhe Instagram. 39-vjeçarja dikur njihej si Priyanka Chopra Jones, por tani është thjesht ‘Priyanka Chopra’ në platformat e mediave sociale. Fansat nxituan të spekulonin se ky ishte fundi për çiftin, të cilët do të festojnë përvjetorin e tretë të martesës muajin e ardhshëm.

Por Priyanka i dha fund thashethemeve me një postim Instagram ku e quan Nick ‘burrin’ e saj – duke nënkuptuar se ata janë ende bashkë.
Ylli i Matrix Resurrections po promovonte shfaqjen komike Netflix Is A Joke, ku po bënte humor me Nick-un dhe vëllezërit e tij Joe dhe Kevin. Në një postim për 70 milionë ndjekësit e saj në Instagram, Priyanka ndau një video një minutëshe të saj duke thënë gjëra qesharake në treshen.
“Bëra disa shaka të këndshme për bashkëshortin tim dhe vëllezërit e tij. Përparësitë e të qenit Jonas”, shkruan Priyanka në postim.

Por një ditë pas thashethemeve ishte vetë Nick ai që postoi një video që linte të kuptohej se çifti është ende bashkë.
Ndërsa shfletonte një revistë për jetën e tij, ai ndaloi në një foto të tij dhe Priyanka.
“Foto nga Festivali i Filmit në Kanë me të bukurën Priyanka Chopra Jonas”, shkroi ai, duke vënë theksin te “Jonas”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *