• |
ide | kryesore

Video/ Kjaer “tradhëtohet” nga ligamentet: rezonanca magnetike tregon nevojën për artroskopi

-Instant, Sport, Video



Ashtu si mendohej, dëmtimi që detyroi Simon Kjaer të largohej nga fusha në Genoa pas vetëm tre minutash lojë në ndeshjen kundër kuqebluve, nuk është aspak i parëndësishëm. Rezultati i rezonancës magnetike, të cilës danezi i Milan iu nënshtrua në klinikën Columbus në Milano, në fakt konfirmoi “nevojen për një artroskopie të gjurit të majtë për të riparuar dëmtimin e ligamentit. Operacioni do të kryhet nesër”.

Është e kotë të bëhen supozime në këtë moment për kohën e rikuperimit, të cilat do të vendosen pas operacionit. Sigurisht që ky është një dëmtim i rëndë, që mund ta lërë danezen jashtë fushave për një kohë të gjatë. AC Milan humb kështu një nga shtyllat e mbrojtjes së tij dhe tani do të duhet të mbështetet te Romagnoli dhe ndoshta Gabbia e Kalulu, për të luajtur në krah të Tomorit në qendër të prapavijës.

Një problem që Pioli shpresonte të mos i duhej ta përballonte, edhe pse lëvizja e gjurit të Kjaer, praktikisht në ndërhyrjen e parë të kryer në Marassi dhe fytyra e tij e shqetësuar pas rrëzimit, të jepnin menjëherë ndjesinë se mund të ishte dëm mjaft serioz, ashtu si dëshmoi edhe rezonanca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *