• |
ide | kryesore

Shorti i përsëritur i Champions, Real Madrid kundërshton: “Një turp”

-Instant, Sport



Real Madrid nuk e pranon atë që ndodhi në short dhe mund të bëjë një deklaratë zyrtare për të treguar kundërshtinë e tij pas përsëritjes së shortit të Champions League, që kishte përplasur merengues me Benfikën në 1/8. Klubi 13-herë kampion i Europës thekson se gabimi që çoi në anulimin e shortit, ndodhi pasi lusitanët dhe Blancos ishin shortuar dhe argumentojnë se për këtë arsye kjo sfidë e dyfishtë, e para e përcaktuar nga goglat, duhet të merret parasysh si “e vlefshme’.

Real Madridi më pas në përsëritjen e shortit duhet të luajë kundër PSG të Lionel Messit, një fat shumë më i keq se goglat e para. “VergUefa” është fjala e përdorur nga Blancos, siç shkruan AS, një lojë fjalësh mes vergüenza (turp) dhe Uefa-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *