• |
ide | kryesore

Kim Kardashian i përgjigjet kërkesës së Kanye për rikthim

-Instant, Paparazzi, Slider



Terapia në çift nuk do të zgjidh asgjë, sipas Kim Kardashian, edhe pse Kanye West po i lutet për një rikthim.

Kim Kardashian deklaroi së fundmi në dokumentet e reja të gjykatës se asnjë përpjekje për këshillim apo pajtim nuk do të jetë në gjendje të rikthejë martesën e saj me Kanye West.

“Kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të ekzistojnë dallime të papajtueshme midis [West] dhe meje, të cilat kanë bërë që martesa jonë të prishet në mënyrë të pakthyeshme”, tha Kardashian, në dosje. “Asnjë përpjekje për këshillim apo pajtim nuk do të ketë asnjë vlerë në këtë moment.”

Ajo shtoi, “West dhe unë, të dy meritojmë mundësinë për të ndërtuar jetët nga e para. Prandaj, kërkoj që kërkesa ime për përfundimin e statusit tonë martesor të plotësohet.”

Kardashian pohon gjithashtu se “nuk është më e qëndrueshme.”

Ndërkohë, Kardashian është në një marrëdhënie me Pete Davidson.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *