• |
ide | kryesore

Krijuesi i “Squid Game” zbulon detaje për sezonit të dytë (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Krijuesi i “Squid Game”, Hwang Dong-hyuk ka thënë se sezoni i dytë do të ketë një kthesë të errët në skenarin e tij.

Skenaristi dhe regjisori i hitit masiv të Netflixit – i cili u shikua nga mbi 142 milionë familje – vendosi se ai ‘nuk ishte vërtet në vendin e duhur’ për të diskutuar seriozisht për sezonin e dytë, por dha një pasqyrë në drejtimin që seriali mund të marrë bë sezonin e ri.

Në një podkast të të organizuar nga kryeredaktorja e Entertainment Weekly, Mary Margaret, krijuesi i serialit theksoi: “Unë nuk jam vërtet në vendin e duhur për të diskutuar sezonin e dytë në një mjedis zyrtar, por nëse do të kishte një sezon të dytë, në sezonin e parë që pamë Gi-hun [Lee-Jung-jae] është një personazh, humaniteti i të cilit tregohet ose ekspozohet në situata të caktuara”.

“Me fjalë të tjera, humanizmi i tij tregohet në një mënyrë shumë pasive. Por do të mendoja se në sezonin e dytë, atë që ai ka mësuar nga ndeshjet dhe përvoja e tij në sezonin e parë, të gjitha do të vihen në përdorim në një mënyrë më aktive”. Regjisori i Miss Granny bëri krahasime midis Gi-hun dhe personazheve të tjerë si Front Man – duke marrë shembullin se si në “Star Wars” disa personazhe filluan si të mirë, por më pas u bënë të këqij duke u kthyer në anën e errët të karakterit të tyre.

Ai vazhdoi: “Dhe në të njëjtën kohë, për sa i përket Front Man [Lee Byung-hun] i cili ishte gjithashtu një fitues i kaluar, por u bë një Front Man, është si personazhi Darth Vader”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *