• |
ide | kryesore

Basha për inceneratorët: Koha na dha të drejtë, u plaçkitën 430 mln euro

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një video të hershme kur PD ka denoncuar aferat e inceneratorëve dhe është shprehur se koha i ka dhënë të drejtë. Përmes një statusi në “Twitter”, Basha thotë se u plaçkitën 430 milionë euro me taksat e qytetarëve shqiptarë, teksa thekson se lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë dhe PD është e vendosur t’i vendosur t’i japim fund.

Ashtu siç bëri ditën e djeshme, Basha hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit, duke thënë se Edi Rama qëndron pas të tre aferave për incineratorët, në Elbasan në Tiranë dhe në Fier.

“Për 2 vite me radhë PD Shqipëri ka denoncuar aferën mafioze të inceneratorëve, ndërsa zbatuesit e kësaj skeme e mbrojtën me çdo mjet e formë plaçkën 430 milionë euroshe me taksat e qytetarëve shqiptarë. Koha na dha të drejtë! Lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë dhe ne jemi të vendosur t’i japim fund pandëshkueshmërisë, sepse pa rezultate konkrete në luftën me këtë armik të mirëqenies së shqiptarëve, asgjë nuk mund të ndryshojë”, shkruan Basha.



5 Comments

  1. po flet per korrupcion kryei korruptuar . bashe ne jete ke shume dritehije te ilat pak nga pak po zbulohen kjomumvu re he dje dhe me dy grate qe jane shoqeruaset e tua qekuptohej nga fjalori dhe veprimet se kujt kadegorie i perkasin dhe kjo ndodhi mbrenda ne shtepine e gjithe demokrateve ku ti ishe ne zyre kuptohet domethenia . ti je nje bandit kriminel i veshur me kostum e kolla. po dhe koha jote si dhe berishes po i vjen fundi

  2. po flet per korrupcion krye i korruptuari . bashe ne jete ke shume dritehije te c ilat pak nga pak po zbulohen kjo u vu re dhe dje dhe me dy grate qe jane shoqeruaset e tua qe kuptohej nga fjalori dhe veprimet se kujt kadegorie i perkasin dhe kjo ndodhi mbrenda ne shtepine e gjithe demokrateve ku ti ishe ne zyre kuptohet domethenia . ti je nje bandit kriminel i veshur me kostum e kollare qe poi tu dhe mundesia per karriken tende djeg vendin sic vrave ne bulevard 4 vete me te pa drejte dhe nga karrikia si minister i mrendshem nuk dhe doreheqie . po dhe koha jote si dhe berishes po i vjen fundi lereni partine demokratike te riformohet hde per kryetar ka plot njerez te devotshem dhe me arpirata qe jane shkolluar si mbrebda dhe jashte vendit me rezultate disa here me te mira se te tuat

  3. Ti je me i poshter se inceneratoret dhe korrupsioni bashke 🙂

    Se si te ka mbajt Saliu ty vec ai e di, Ne fakt e dini te dy.

  4. Koha na dha te drejte dhe ne qe dyshonim se ti si lider opozite “as nuk te iq as nuk te leshon”. Koha na dha te drejte kur dyshonim se ti ishe rehat me postin e perjetshem Kr/opozite dhe nuk doje te beheshe as vete Kryeminister.

    Ik pleher burre, se te kishe nje fije dinjitet kishe dhene doreheqje dhe futesh ne gare meqe ke 99.99999% :)te demokrateve me vete.

  5. mos fol pa fakte o koqe gomari po shif problemet qe ke Neser pasneser do kesh probleme me drejtesine se ke vjedhur dhe ke vrare si askush tjeter bashke me fytyre kalin Saleh Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *