• |
ide | kryesore

Vdes në moshën 99-vjeçare e veja e Pinoçetit

-Instant, Lajme, Planet



Lucia Hiriart, e veja e diktatorit të ndjerë kilian Augusto Pinochet, ka vdekur në moshën 99-vjeçare, tha familja e saj.

Ajo ka vdekur të enjten, tre ditë përpara balotazhit të polarizuar presidencial në Kili, në të cilin njëri nga dy kandidatët mbrojti trashëgiminë e regjimit ushtarak të Pinochetit.

Hiriart ngjalli reagime të forta në mesin e kilianëve për ndikimin e perceptuar që kishte tek Pinochet dhe për pasurinë e grumbulluar nga familja e saj. Pasuria e saj iu nënshtrua disa hetimeve gjyqësore.

“Në moshën 99-vjeçare, e rrethuar nga familja dhe njerëzit e dashur, ka ndërruar jetë gjyshja ime e dashur. Ajo lë një gjurmë të pamasë në zemrat tona”, ka postuar në rrjetin social mbesa e saj, e cila quhet Karina Pinochet në Twitter.

“Ajo dha jetën e saj në shërbim të kilianëve dhe historia do të dijë të vlerësojë punën e madhe të saj për vendin tonë të dashur. U prefsh në paqe”, shkroi më tej.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *