• |
ide | kryesore

Reyes nuk la një testament, probleme ekonomike për familjen: gruaja e fëmijët rrezikojnë të dëbohen

-Instant, Sport
Reyes



Ishte 1 qershor 2019 kur José Antonio Reyes, ish-futbollisti spanjoll, humbi jetën në një aksident tragjik me makinë. Ish-sulmuesi i Real Madrid, Arsenal e Sevilla ishte vetëm 35-vjeç. Sot, tre vjet më vonë, familja ndodhet në një vështirësi të rëndë ekonomike, deri në rrezik dëbimi.

Tre vjet pas vdekjes së José Antonio Reyes, familja po përballet me probleme serioze financiare. Telashet lidhen me menaxhimin kompleks të trashëgimisë së lënë nga ish-futbollisti. E gjitha sepse mungon një testament i lënë me shkrim. Në fakt, pasuria e tij përfshin rreth 18 prona me hipoteka të rënda. Reyes humbi jetën në një aksident me makinë, kur u përplas me shpejtësi të lartë.

Lexo më tej: Vdekje me 237 km/h: publikohet foto e fundit e Reyes

RREZIK DËBIMI PËR GRUAN E TRE FËMIJËT

Vitet e fundit këto shpenzime janë bërë të papërballueshme për familjarët. Prandaj, në dritën e borxheve të mëdha që ata janë të detyruar të përballen, gruaja e tij Noelia Lopez dhe tre fëmijët e tyre rrezikojnë t’u konfiskohen pasuritë. E, në rastin më të keq, të dëboheshin nga pronat e tyre. Ndërkohë, aktualisht janë nxjerrë në ankand disa nga pronat në fjalë. Në njërën prej të cilave banon gruaja dhe tre fëmijët e saj me Reyes.



1 Comment

  1. Pronat dhe familjen e mbajti tu lujt futboll. Ishte zhyt ne borxhe nga bixhozi.. Tani kjo qe kujtoi se do jetonte gjithe jeten me futbollin ka vazhduar ti bjere qylit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *