Reperja Cardi B ka suprizuar së fundmi bashkëshortin e saj Offset për 30-vjetorin e lindjes së tij.
Përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, ajo ka zbuluar se i ka dhuruar reperit një çek prej 2 milionë dollarësh.“Gëzuar ditëlindjen për burrin dhe mikun tim më të mirë. Të dua shumë dhe jam shumë krenare për ty. Kemi kapërcyer shumë gjëra bashkë. E dua njeriun që po bëhesh dhe babanë që je. Faleminderit që keni qenë gjithmonë pranë meje, që je një besimtar dhe këshilltar i madh.Jam shumë me fat që të kam ty partner. Ju keni kaq shumë projekte dhe biznese që po drejtoni e menaxhoni, por më keni ndihmuar aq shumë në këtë rrugëtim me dy fëmijët tonë”, shkrujati Cardi në postim.
