• |
ide | kryesore

Rrjedhja e pagave, Rama: Sulme ndodhin dhe në SHBA, do të pyeten inspektorët

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencë të përbashkët me drejtoreshën e AKSHI-t se ngjarje të tilla si rrjedhja e të dhënave kanë ndodhur edhe në vende me kapacitetet më të larta të mbrojtjes si SHBA, Rusi apo Kanada. Rama tha se sistemi është krijuar më shumë se 8 vite më parë ku janë angazhuar forca teknike shqiptare dhe një vend i BE i cili ka mundësuar kredinë e butë për krijimin e tij. Kreu i qeverisë theksoi se do të merren në pyetje të gjithë inspektorët që kanë pasur askses dhe shtoi se nga sot AKSHI do të ketë një sistem sigurie shumë të lartë që do të regjistrojë edhe lëvizjet e mousit.

“Ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende me kapacitetet shumë të larta edhe të mbrojtjes kibernetike që nga SHBA, Rusi, Kanada, Kjo është një sfidë e re e kohës. Dëshiroj të theksoj një fakt që është shumë i rëndësishëm. Sot qytetarët duan të dinë sa të sigurta janë ndërveprimet e tyre me sistemin tonë që në rastin konkret me sistemin e tatimeve kemi të bëjmë me një program dhe një sistem digjital të krijuar më shumë se 8 vite më parë me një kredi të butë të një vendi të BE ku janë angazhuar forca teknike të përbashkëta të atij vendi dhe vendit tonë që janë që në krye të herës administratorë të këtij sistemi.

Në asnjë mënyrë nuk e them për të hedhur hije dyshimi mbi ta por për të thënë që ky sistem dhe ndonjë tjetër i përkasin një trashëgimie që po punohet me një proces të integrimit të plotë të sistemit të mbrojtjes që nuk është e lehtë për t’u bërë. Sistemi është një sistem ku kryhen miliona ndërveprime. Këto dy aspekte, ai i punës dhe i gjithë ndërveprimit të AKSHI me sistemin e tatimeve nuk janë në asnjë formë të lidhura me njëra tjetrën.

Kjo për të siguruar qytetarët për integritetin e të dhënave. Ne jemi të ekspozuar, ashtu si janë të gjithë. AKSHI është një institucion që funksionon me tre shtylla programimi, për mbajtjen e sistemeve, kërkimin shkencor por edhe mbrojtjen kibernetike që është pjesë e punës së AKSHI-t përballë çdo javë me sulme. Për të forcuar sistemin tonë të mbrojtjes po punojmë në bazë të marrëveshjes me qeverinë amerikane për të përfshirë në këtë sistem një prej forcave më të mëdha të ekselencës së mbrojtjes kibernetike General Johns, që është e përfshirë aktualisht në vendin tonë në mbrojtjen e OST dhe KESH. Prej momentit kur ata janë përfshirë dhe deri më sot jemi të lumtur me performancën dhe rezistencën. Thënë të gjitha këto, këtu si thashë analizat paraprake tregojnë që eventualiteti i një sulmi kibernetik është minimal. Eventualiteti i ndërhyrjes nga brenda në sistem përmes individësh është shumë i lartë.

Kështu që ndërkohë që përforcimi i mureve mbrojtëse vazhdon në mënyrë sistematike, në këtë rast është e rëndësishme të bëhet një hetim i thellë me ekspertë të fushës dhe të merren në pyetje të gjithë inspektorët që kanë askes në sistem. Ky është një sistem i hapur, një sistem pune. Duke qenë se sistemi është i ndërtuar në mënyrë të tillë që lë gjurmë për çdo ndërhyrje, mundësia e infiltrimit dhe shfrytëzimit kriminal përmes veprimeve mekanike është shumë e lartë, Kemi të bëjmë me faktorin njerëzor. Sistemi është relativisht i vjetër dhe ekspozimi bëhet më i lartë. AKSHI sot ka hyrë në një fazë tjetër me një teknologji shumë më të lartë që bën të pamundur çdo veprim manual mbi sistemin. Edhe mekanik. Çdo futje e çdo personi në sistem është e regjistruar. Çdo lëvizje e miut digjital është e regjistruar”, tha Rama.



5 Comments

  1. Nuk eshte sulm o shul pushke por eshte patronazhisti qe ka akses ne kete databaz dhe qe zotrote i mbrojte dhe i mbron dhe ja pret kembeve Spakistave nese afrohen te hetojne. Do te qihet plaka shpejt Ramazan se zullumi keputet kur trashet.

  2. Ambasadori i Shqiperise ne SHBA, dha nje interviste, ku i mesoi amerikanet se si te mbroheshin nga publikimi i te dhenave dhe vuri ne dispozicion drejtoreshen e AKSHI-t per te bere trajnime me specialistet amerikane te fushes, qe do mesojne nga specialistet tane me te mire se si te mbrojne te dhenat sensitive te depozituara me serverat qendrore te prodhuar ne Shqiperi dhe qe kishin lidhje me 2 satelitet e hedhur se fundmi ne hapesire. Gjithashtu, ambasadori shqiptar, iu beri thirrje prokuroreve amerikane qe te hetonin ceshtjen me perparesi dhe te mos trembeshin nga presionet qe mund t’iu vinin nga pale te ndryshme. FBI, e trajnuar me se miri nga hetuesit shqiptare duhet te veproje tha nder te tjera ambasadori shqiptar dhe shtoi qe do viheshin ne dispozicion te amerikaneve edhe spakistet per te arritur ne konkluzione te sakta. Nderkohe, kryeministri shqiptar Edi Rama, siguroi presidentin Biden se ndihma e Shqiperise do jete e pakursyer ne cdo aspekt. Duke ditur se amerikanet i kane te gjithe shpresat tek, shtoi Rama, ne do bejme te pamunduren qe amerikanet ta ndjejne dashamirsine e shqiptareve dhe ta kuptojne qe ndihma jone do jete determinante. Shqiperia nuk e duron dot korrupsionin dhe do iu gjendemi prane miqve tane tha Rama…

  3. Ok elisa..ne asnje vend nuk ka kryqezim te dhenash si te ne..ealbania i ka te gjitha dhe ka akses nga nje mori njerzish te punesuar nga ti. Cmenduri totale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *