• |
ide | kryesore

8 probleme që shkakton konsumimi i tepërt i kafes

-Instant, F1, Stil



 

Ankthi: Kafeina mund të rrisë vigjilencën, sasitë më të mëdha mund të çojnë në ankth ose nervozizëm. Monitoroni trupin në mënyrë që të përcaktoni se sa mund të toleroni.

Pagjumësia: Kafeina mund t’ju ndihmojë të qëndroni zgjuar gjatë ditës, por mund të ndikojë negativisht në cilësinë dhe sasinë e gjumit. Mos konsumoni kafeinë pasdite vonë për të shmangur problemet me gjumin.

Probleme me tretjen: Megjithëse sasitë e vogla deri në mesatare të kafeinës mund të përmirësojnë sistemin tretës, doza më të mëdha mund të çojnë në diarre.

Varësia: Mungesa e kafesë per disa orë shkakton probleme psikologjike ose fizike.

Presioni i lartë i gjakut: Kafeina duket se rrisë presionin e gjakut kur konsumohet në doza të larta ose para stërvitjes.

Rrahje të shpejta të zemrës: Doza të mëdha të kafeinës mund të rrisin rrahjet ose ritmin e zemrës tek disa njerëz. Nëse ndodh kështu, reduktoni sasinë.

Lodhje: Kafeina ju siguron energji, por mund të ndiheni të lodhur kur efektet e saj zhduken.

Urinimi i shpeshtë: Studimet kanë treguar se kafeina në sasi të mëdha mund të ndikojë te urinimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *