• |
ide | kryesore

Berisha: Basha punoi pas krahëve me Ramën kundër meje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha në një intervistë” në A2 CNN.

Berisha tha se “koha dëshmoi që Lulzim Basha është i pabesë”, pasi sipas tij Basha “u mor me një proces të shpalljes “non grata”, bashkë me Edi Ramën, pa asnjë fakt, dokument apo provë”.

“Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë bërë gjithçka kundër meje. Por, nëse Rama e ka bërë këtë si një kundërshtar amoral, Basha e ka bërë për karrigen e tij. Sepse ai e dinte që po të mos fitonte këto zgjedhje, Sali Berisha nuk do ta kursente”, – tha Berisha.

“T’i besosh Lulzim Bashës, është të gënjesh veten tënde. Çdo gjë që thotë ai, nuk mund të merret për të vërtetë. Njerëzit që kanë përgënjeshtruar Bashën janë njerëz seriozë dhe njerëz që kanë pasur kontakte me ambasadoren Yuri Kim”, – shtoi Berisha. ©LAPSI.al



9 Comments

    1. “Ti besosh Lulzim Bashës, është të gënjesh veten tënde” – thotë doktori.
      Po problemi nuk është se ka gënjyer Basha o doktor, pasi ai edhe kur bëri “krimin e madh” që të plotësoi dëshirën që kishe shfaqur publikisht që me non gratan e akuzat e DASH do të mereshe vetë me gjykatat, pa e ngatëruar PD me këtë histori.
      Po ja ta zemë se Basha paska qenë kaq “i leshtë” që pranonte të rinte në opozitë apo të bëhej peng i Ramës duke komplotuar kundër teje, ju që konsideroheni si një intelektual i zgjuar e i vëmëndshëm, si është e mundur që muk e kuptuat 16 vite se Basha paskej qenë i pabesë” e “vegël e Ramës” dhe në këto 16 vite e ngrinit në qiell ate : pra nuk keni “gënjyer ” vetëm veten tuaj, por keni gënjyer gjithë shqiptarët duke vlerësuar Bashën ?

  1. “ME C’FARE, ME SE DHE PERSE TE SHITEN” kjo eshte ABC-ja.

    Levizi te gjitha guret te zgjidhesh ekuacionin, dhe nese e zgjidh beje publike.

  2. Hahhaah Basha ishte djali i tije, edhe Basha di shume per kete vemje, edhe Basha ka mbrojtje te forte SHBA se ky do e kishte hequr qafe si Sokoli apo Azemi, ky eshte me kelysh krimineli se Enveri kete ta dini, o njerez te fshire kujtesa,
    Ps Kush shan pa hap gojen e di vete

  3. Çështë e vërteta, pasi e duroi dh e duroi Berishën për disa muaj që e sulmonte me egërsi në “faltoret” e tij, këto kohë e fundit edhe Basha e ka ashpërsuar gjuhën e tij ndaj ish shefit.
    Me këtë rast për të orientuar mëndjet naive, do të bëja pyetjen llogjike :
    Kam vënë re se i biri i doktorit, Shkëlzeni, është një djalë i zgjuar dhe i formuar intelektualisht.

    Nëse në vënd të “Lulit të pabesë”, siç e quan tani ai Bashën, do të kishte caktuar të Birin, Shklzenin, a so ta kishte duruar i biri ate që ta kishtl mbi kokë për çdo gjë që lidhej me detyrën e shefit të opozitës ?
    Ja po e besojmë ate që thotë Berisha se Basha ka vepruar “gjithmonë me kokë të vet”, por nga ana tjetër pranon se ndonëse deklaronte publikisht veten si i tërhequr nga funsksionet partiake, e paskej kundërshtuar ate për të gjitha “vendimet e gabuara”.
    Po çkusur i kishte Basha që duheshka që për çdo vendim të merte lejen e tij ?.
    Ja do ta duronte edhe Shkëlzeni babain e tij që ti rinte mbi kokë dy-tre vite si tutor, po a do të mund ta durojë një baba të tillë një bir edhe biollogjik për 8 apo 12 vuite ?
    E përse duhej ta duronte Basha ?

  4. SALA GJITH JETEN JA KA FUT TJERVE
    KIR ISHTE I RI DOLI AI DESHMITAR FALLCO KERKOI ME GJUQ DENIM ME VARJE PEE HYSEN SHOSHORIN BABAI GAZETARES SE TOP CHANNEL MONIKA STAFA SHOSHORI
    SKA LEN NJERI PA SPIUNUAR TEK SIGURIMI SHTETIT
    MENPAS NE DEMOKRACI JA FUTI NJERI PAS TJETRIT TE GJITH ATYRE QE KISHTE AFER PERFSHI EDHE ASEM HAJDARIN
    CFARE KE MBJELLE SALI ATE DO KORRESH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *