• |
ide | kryesore

Çfarë thotë Kim Kardashian rreth lidhjeve të reja të Kanye West

-Instant, Paparazzi, Slider



Edhe pse mund të duket se si Kanye West dhe Kim Kardashian kanë ecur përpara, reperi është ende duke luftuar për martesën e tij. Vetëm këtë javë,Kanye u pa në Miami me portorikanen Audri Nix, duke përfshirë një takim më 4 janar, i ndjekur nga një natë në Broadway me aktoren Julia Fox në New York City në mbrëmje. Kim Kardashian i sheh takimet e reja të dashurisë së ish-bashkëshortit Kanye West si një përpjekje për ta bërë xheloze. Një burim i afërt me Kim shprehet se ylli nuk e ‘ka blerë’ faktin se mund të jetë një marrëdhënie e vërtetë.

“Kim mendon se është qesharake se si Kanye nga lutjet për t’u kthyer shkoi drejt shfaqjes në publik me vajza. Ajo e di që nuk është diçka serioze dhe janë lëvizje të zakonshme nga ai”.

Burimi shtoi se Kim e sheh si një përpjekje të dëshpëruar për ta bërë të ndihet xheloze.

“Asaj sinqerisht nuk i intereson, e ka kaluar tani saqë loja e tij e vogël nuk po funksionon”.

Një burim për “E!News” gjithashtu tregoi se Kanye mendjen e ka vetëm te Kim.

“Ajo është e vetmja në zemrën e tij dhe ai beson se ata janë binjakë shpirtërore dhe do të përfundojnë përsëri bashkë,” ndan burimi i brendshëm.

Edhe pse duket se po e shijon shoqërinë e tyre, burimi i brendshëm thotë: “Femrat e tjera me të cilat po kalon kohë janë një shpërqendrim. Atij i pëlqen vëmendja që merr prej tyre, por kjo është e gjitha.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *