• |
ide | kryesore

Në konfliktin për futbollin përfshihen edhe ministra: Asambleja e SHRF Gjirokastër shtyn punimet pas presioneve politike

-Instant, F1, Sport, Video



Konflikti mes institucioneve shtetërore dhe Federatës Shqiptare të Futbollit është përshkallëzuar, pas ngjarjeve që ndodhën sot në Gjirokastër. Asambleja e Shoqatës Rajonale e Futbollit Gjirokastër nuk arriti sot të zhvillojë punimet sipas axhendës së parashikuar për shkak të ndërhyrjeve politike, që arritën deri në mbylljen e stadiumit Luftëtari ku do të zhvilloheshin punimet dhe presionit të madh ndaj anëtarëve të kësaj shoqate.

Kryetari i SHRF Gjirokastër, Sadik Sadikaj i shoqëruar nga stafi i tij dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj, u paraqitën në ambientet e stadiumit për të organizuar mbledhjen, por konstatuan se dyert ishin të mbyllura dhe nuk u lejuan të hynin brenda. Nga 9 delegatë që ishin autorizuar sipas përcaktimeve ligjore nga anëtarët, 5 prej tyre munguan, sipas asaj që pretendohet prej tyre, të tronditur nga trysnia e madhe politike, teksa përfaqësues të qeverisë dhe kryetarët e bashkive të qarkut i kanë kërcënuar se do t’i heqin nga puna ata dhe familjarët e tyre.

Anëtari i KE-së, Arben Dervishaj duke folur për mediat ka shpjeguar të gjithë situatën dhe ka denoncuar presionin politik që po u bëhet anëtarëve të SHRF Gjirokastër: “I kemi lajmëruar, kemi caktuar dhe jemi dakordësuar me Bashkinë Gjirokastër që mbledhja e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër do të bëhet në ambientet e stadiumit. Vijmë këtu, një pjesë e delegatëve si rezultat i presioneve të mëdha politike nuk kanë ardhur, por ndërkohë edhe ambientet për zhvillimin e Asamblesë nuk na janë vënë në dispozicion. Kjo do të ishte një Asamble e zakonshme në të cilat në fund të fundit do të diskutoheshin çështje siç është miratimi i buxhetit të SHRF Gjirokastër”, – tha Dervishaj, që vazhdoi. “Ne do të veprojmë ashtu siç e parashikon statuti. Brenda 24 orëve, do të organizohet një Asamble tjetër. Kështu e parashikon statuti i Shoqatës Rajonale dhe brenda 24 orëve ne do t’i lajmërojmë edhe njëherë anëtarët për të qenë pjesëmarrës në Asamble, sepse në fund të fundit, këtu nuk humbet asnjë tjetër përveçse humb futbolli i Gjirokastrës”, – u shpreh anëtari i KE-së së FSHF-së.

I pyetur nga media nëse ka pasur ndikime nga politika dhe a është e vërtetë që ka qenë e përfshirë vetë ministrja Kumbaro në bllokimin e punimeve të Asamblesë, Dervishaj u përgjigj: “Ajo që ne vërejmë si në qarqet e tjera është presioni i qartë politik, presioni mbi delegatët, sepse këtu do diskutoheshin çështje të thjeshta, çështje që kishin të bënin me mbarëvajtjen e futbollit”. “Se si kanë vepruar klubet nuk mund ta them unë, pasi nuk jam jurist, por nga verifikimet, që kam bërë, kanë qenë konform statutit. Sa herë që bëhen zgjedhje, këto gjëra kanë ndodhur. Kanë ndodhur në 2006, jeni dëshmitar, kanë ndodhur në 2018 e po vazhdojnë dhe ajo që është sfida jonë është që politika të mos ketë lidhje më sportin. Pse nuk u paraqitën delegatët në mbledhjen e Asamblesë? Përderisa delegatët nuk vijnë, ju mund ta kuptoni vetë arsyen” përfundoi Dervishaj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *