• |
ide | kryesore

Video/ Veprime me top për të treguar klasin: Granada prezanton Myrto Uzunin në stilin e të mëdhenjve

-Instant, F1, Sport, Video



Myrto Uzuni është transferuar tashmë te Granada, duke u transferuar nga Ferencvaros. Klubi spanjoll ka paguar 3.5 milionë euro për yllin shqiptar të skuadrës hungareze dhe e ka prezantuar në mënyrë të denjë për “pasaportën” me të cilën Uzuni mbërrin nga Budapesti: 36 gola dhe dha 14 asist në 67 ndeshje.

Në videon e publikuar në Tëitter nga klubi spanjoll, në stilin tipik të të mëdhenjve që mbërrijnë në La Liga, beratasi tregon aftësitë e tij me topin, për të entuziazmuar tifozët që mezi presin të shohin cfarë mund ti japë Uzuni skuadrës në 4 vitet e kontratës me klubin spanjoll. Granada nuk është se po shkëlqen në këtë edicion, duke u renditur e 14, vetëm 6 pikë nga Cadiz i vendit të 18, që është edhe zona e rënies nga kategoria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *