• |
ide | kryesore

“Do flas me presidentin”: Shkëmbi mendon dorëheqjen, rezultatet e ‘gozhdojnë’

-Instant, Sport



“Mendoj se jemi munduar t’i ndryshojmë skuadrës atë për të cilën vuajmë, por edhe sot nuk bëmë atë që duhet të bënim. Nuk arritëm të kalonim në avantazh në pjesën e parë. Moment i vështirë, moment i keq, po kthehen hijet e ndeshjeve të para. Duhet të reflektoj edhe unë, do flas me presidentin dhe do bëj më të mirën për klubin”. Bledi Shkëmbi mendon tashmë dorëheqjen, pas humbjes me Kastriotin dhe një pikë në dy ndeshjet kundër skuadrave të zonës së rënies nga kategoria. Tekniku i Dinamos ka qenë në qendër të kritikave, por tani me blutë që rrezikojnë rënien, duke se dorëheqja është zgjedhja më e mirë: “Me qetësi do vendosim se çfarë do të bëjmë. I falënderoj çunat, arritëm të bëjmë maksimumin në një fushë të vështirë, ndeshje dhe arbitër të vështirë. Nuk është dorëzim, por duhet të flasim me presidentin për të vendosur më të mirën,se çfarë duhet të bëjmë.”

Tekniku në analizën e tij, nga koha që kur ka ardhur në pankinën e bluve, nuk sheh asnjë gabim të bërë: “Kam bërë maksimumin, nuk mendoj se jam trajneri më i mirë, por kam qenë serioz, kam bërë punë të pastër, por trajneri matet me rezultate. Kjo është e vetmja arsye pse them se duhet të flas me presidentin. Mendoj se skuadra mundohet të më ndjekë dhe kemi pasur probleme dhe mungesa. Kemi bërë shumë ndeshje në pak ditë dhe lojtarët nuk kanë qenë në formën optimale”, përfundoi Shkëmbi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *