• |
ide | kryesore

Lufta për simbolet/ Berisha provokon keq PD-në e vulës

-Instant, Kryesore



Lufta brenda llojit me sa duket do të jetë e egër dhe Sali Berisha e ka dëshmuar këtë në Sukth teksa propozoi përpara demokratëve kandidatin e tij për bashkinë e Durrësir, Ardian Muka. Ndonëse në të gjashtë bashkitë grupimi i foltores do të garojë formalisht nën siglën e koalicionit “Shtëpia e lirisë”, ky emërtim nuk dukej aspak në rekuizitën e mitingut. Edhe podiumi i oratorëve edhe sfondi pas tyre, edhe flamujtë e pjesmarrësve dominoheshin nga bluja e PD-së, nga sigla historike e partisë.  Edhe sllogani: Bashke sjellim shpresen dhe fitojme” ishte ne sfondin tredicional te PD.

Lexo me tej:

Ardian Muka: Durrësin do t’ua kthej qytetarëve të zakonshëm

Pra kjo do të përbëjë një rast të rallë që dy grupime konkurojnë faktikisht me të njëjtën sigël dhe të njëjtin emër: “Partia Demokratike. Nëse fraksioni i Bashës përsërit përditë se i takon vetëm atyre ti përdorin këto simbole, grupimi i Berishës po i sfidon rëndë duke bërë edhe ai fushatë si PD dhe duke e harruar fare koalicionin “de jure” që e lejoi të futej në zgjedhje.

Berisha nis fushatën, ‘Shtëpia e Lirisë’ prezanton kandidatin për bashkinë Durrës

Me siguri që kjo situatë absurde do të përfundojë me ankimim në gjykata duke i dhënë edhe njëherë mundësinë pushtetit të Edi Ramës ti vijë në ndihmë Lulzim Bashës, ashtu sikurse po bën me zvarritjen e procesit të rregjistrimit të Kuvendit Kombëtar të Komisionit të rithemelimit, apo me vendimin se kë duhet të njohë KQZ. Poshtë mund të shikoni sfondin e mitingut të Berishës në Sukth dhe atë me të cilin deputeti Flamur Hoxha prezantoi në Vorë, në një sallë të mbyllur kandidatin Ymer Marku.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. Mesa duket, flamujte dhe siglën e re, duhet t’a printoje Basha, … apo është më ramen dhe s’ka nevojë?
    Të modifikohet sigla e mavive, te shtohet edhe dora e Lulit që mban lulen. Njëri nga e majta, tjetri nga e djathta.
    Partia e mavrive!!

    1. Të gjitha “fraksionet” e opozitës dënojnë Ramën e Tahirin .
      Po kr i kanë dalë në mbrojtje Ramës apo Tahirit “fraksioni” i Partisë demokratike legale ?Gjatë tet viteve në opozitë partia demokratike e lideri i saj Basha ,nuk kanë rreshtur asnjëherë së denoncuari korupsionin e qeverisë Rama.
      Ësjtë fraksioni i Berishës që sulmon vetëm Bashën e nëpër foltore thotë disa fjali për Ramën, e gjithë retoriken e sulmeve e ka për “Lulzim bravën” e për PD institucionale.
      Nuk është e rastit që këtë nofkën arkaike e të dyshimtë të “bravës” e përdorin vetëm Berisha, Meta e Rama e nja dy tre nga bashkëpuntorët më pak intelektualë të Berishës
      Po bëhet fjala “brava” si kryefjala e sulmit ndaj Bashës, e nëse e analizon me qetësi, është qesharake që kriminalizohet kaq shumë “brava” e nuk kujtohet kush për “bravëthyesit” që dihet se janë hajdutët.

      1. Kam qeshur sot kur në një takim me militantët e tij në Durrës, Berisha haronte dhe e përmendëte “armikun” e tij me emër normal Lulzim Basha, mandej kujtohej dhe shtonte “Lulzim Brava”
        Në një moment kur haroi ta korigjonte emrin Basha, nga turma u korigjua duke ja kujtuar fjalën “brava”.
        Pashë që të qeshnin militantët e “liderit historik” e nuk merej vesh se a qeshnin për Bashën apo për manitë e Berishës që ti vejë nofka cilitdo kundërshtar politik.

  2. Berisha propozon kandidatin e tij
    tek ajo pra “Shtepia e Lirise”
    qe ka brenda PDK te Ndok sharrxhiut,
    dhe ciftit Kryemadhi pra te WC-LSI se!

    Dhe thoni se Saliu pra me tej,
    PD e Vules na paska provokuar?
    po ate Damken ne balle “Non grata”,
    “Shtepia e Ilirise” nuk ja ka shikuar?

    Foltoret e Saliut kishin nje qellim,
    serish aleance me ate Meten Trim,
    por kushdo demokrat fort mire e di,
    se c’hoqi nen qeverisjen Meta-Sali !

  3. Eshte pjese e mentalitet te dobet se per paaftesine tende ta ka fajin te tjeret,

    E nisi Rama me fajin e ka Saliu per te justifikuar humbjet ne zgjedhje gjate kohes ne Opozite dhe tani kete flamur e merr Luli, por harron qe dhe aq vota sa i mori ne zgjedhjet e kaluara i mori prej anetareve te PD aktive ne politike qe tani jane te gjithe me Berishen.

    Ne 8 vite ka bere me shume opozite Saliu me Facebook e tij sesa Luli me ojq e gazetare te marre sebashku.

    Kjo pjesa qe fajin e ka LSI eshte e dobet si argument, ne 2021 do qeverisnin Luli me Monen, ne 2013 Rama me LSI beri cfare deshti dhe tani perbindeshi i perrallave eshte Meta!

    ps: te lidhi kontrate me Acromax luli dhe ti mbylli te gjitha videot dhe fotot qe nuk i pelqejne sic bejne rilindasit

    1. Është Berisha që po e imiton Ramën duke përsëritur çdo ditë se fajin e ka “Lulzim brava” që nuk më la mua që ta flak përjashta “me pekule” nga selia e PD.

      1. E moret shperblimin per keto komente o spurdhiaket e Bashes.Duket qe keto komente i kan ber dy persona i paemer , te paguarit e Bashes.Nuk lahet bytha me shurr o lapanjozer

    1. Një gjë duhet ta dish mirë ti përfaqësuesi i “qelbësirave” mavi, se e gjithë kjo përplasje në Partinë demokratike është vepër e intrigave të fëlliqura të Edvin Ramës.
      Shumë shpejtë demokratët do ta kuptojnë se nga kush ju erdhi kjo e keqe, e do ti vërsulen me tërbim të gjithë dymetroshit

  4. Ndryshe nga pjesa tjetër e botës, ku përdoruesit e gjuhës së urrejtjes izolohen, dënohen nga një shoqëri e tërë dhe nga ligji, me fenomenin Berisha ne i kemi ata në politikë krah tij, në media krah tij, editorialistë, botues e portalistë krah tij. Të vetmin hap për izolimin e tyre e kanë bërë shqiptarët, që me votë këmbëngulëse i dënojnë të qëndrojnë në periferi të shoqërisë e vendimmarrjes.

  5. Nga i marri Sali cfare nuk pret, ai do e coje marrezine e tij deri sa te vettelendiset cdo dite e me teper. Neveria eshte per sherbetoret e rendomte te tij perfshi drejtuesit e Lapsit te cilet jashte cdo etike gazetareske e quajne PD zyrtarisht te ligjshme si partia e vules.

    1. Per ju qe ofendoni ne vend te argumentit po ju postoj nje bejte te huazuar qe ju shkon per shtat.
      Karin asaj sat’eme,
      fort fare po ja rras,
      nga p… mes shaleve,
      deri lart ne gurmaz,

      1. origjinal nga nji tirons dhe shoket e tij rrethi qe frekuenton….te jet e huazuar duhet te ket ndonj autor te mirenjohur o koq

  6. PD e ka në genin e saj, në ADN. Mjaft të thuhet se ç’prej kur u themelua e deri më sot, ajo është parti akuzatore por kurrë idesh. Idetë te ajo, më saktë lidershipi i saj, dje e në çdo kohë, edhe sot gjithashtu, janë diçka e huaj, e largët, e pamundur. Është një parti që ende nuk dihet se ç’mendim politik ka apo lëvron. Personazhet që e udhëheqin e atë, janë robotikë në (mos)mendim e ligjërim, të thatë, sipërfaqësorë, shabllonë e të mërzitshëm.

  7. Episodi më komik në dramën e përçarjes së PD, e ka zanafillën në dy cilësimet :
    Berisha një person “NONGRATA” për SHBA, dhe
    Basha i akuzuar për krimin e madh që paskej përforcuar BRAVËN e selisë së PD, për tu mbrojtur nga sulmi i “nongrata” Berishës.
    Ishte disi e dyshimtë e jo e faktuar akuza ndaj Berishës , nëse nisemi nga fakti se ai pati dhënë “dorheqjen e pa revokueshme nga të gjitha funksionet partiake e ishte i tërhequr nga jeta politike për 9 vite..
    Por faktet kanë treguar se megjithë zotimin e tij për të mos u angazhuar me funksionet e dikurëshme, ai në “Zyrën e tij” e thërriste përditë Bashën e i jepte urdhëra, (gjë që e ka pranuar publikisht në foltoret), por edhe ka intriguar në Zyrën e tij, me ish funsksionarë të lartë të PD që pas largimit nga detyra, e konsideronin Bashën si “armik” të tyre.
    Pas deklarimit të Bashës se Berisha nuk do të jetë më deputet i PD, si person non grata i SHBA. lideri historik shpalli Bashën si peng të Ramës, ndonëse vetë deklaron akoma edhe sot se është ai që ka mbajtur peng të kërkesave të tij , birin politik Basha.
    Kam bindjen se Berisha është një viktimë e intrigave të djallëzuare mjeshtërore të Ramës.
    Por ndërkaq është një fakt i pranuar edhe nga vetë Berisha, se gjatë kohës së të qenit në pushtet, ai ka bërë “gabime të rënda” që do të zgjatesha shumë për ti komentuar.
    Pas shpalljes non grata nga SHBA, Berisha deklaroi se nuk do ta përzjente Partinë demokratike në “hallin e tij personal” por do ti dilte vetë zgjidhjes në rrugë gjyqësore,
    E kam përshëndetur e bile e kam quajtur “hero” për këtë qëndrim, që mbi interesat e tij personale, vuri interesat e partisë demokratike e të elektoratit të saj.
    Po sesa i sinqertë ishte ai me ate deklaratë, kjo u duk kur Basha ja plotësoi formalisht ate duke e hequr nga grupi parlamentar i PD.
    Mesa dukej ai shpresat për tu mbrojtur nuk i paskej pasur në të drejtën e tij, apo “miqce të mij të shumtë në BE e SHBA” që deklaronte, por në mbështetjen e militantëve të tij personalë.
    Në vlerësimin tim personal, Edvin Rama është një politikan shumë e shumë më i korruptuar e negativ se Berisha, por nëse ai do të thirret qoftë nga ndonjë prokurrori e “pa anëshme”, , duke qenë një ish president e një ish kryeministër, ato që ai i quan “gabime” e mund të kalojnë me autokritika, drejtësia mund ti vërtetojë si fajë

  8. lufa politike ne Shqiperi eshte e eger sepse dualem nga sistemi çnjerzor komuniste te traumatizum .
    Komunizmin si teori te gjithe e leshum bile dhe komunistat nderruan emer ne socialista po praktikat dhe armaten e propogandes me zp ne krye e vume ne funksion kunder armiqve te ri , te PD , kjo vazhdon tash 32 e dy vite ne variante te ndryshme , cupi ,jupe, islami dhe te rinjte te brymbosin me urretjen e komnunistave kunder armiqve dhe te pagum me paga staratosferike si baze,nano,balla, vangjeli,ngjela,zogaj,dudushi,cipa,spahiu,luarasi,shehu,dhe indived me emra te rreme ned rrjetet sociale vazhdojne te vjellin vener ndaja armikut, turp e faqja e zeze .

  9. Aleanca me partnerin strategjik të SHBA apo respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, nuk duhet lejuar të kthehet në garë politike. Ai duhet të kthehet në standard. Dhe kur i kthen në standard pastaj Ilir Meta dhe Sali Berisha fillimisht kanë të drejt të rijnë vetëm në shtëpi. Ose në burg, nëse drejtësia vepron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *